Gjenerata e internetit dridh Putinin
Your browser doesn’t support HTML5
Mediat, sidomos ato sociale, kanë qenë të mbushura këtë javë me pamje të protestuesve rusë, që tërhiqen zvarrë nga policia, rrihen dhe arrestohen. Shumica e tyre të rinj, disa edhe nxënës shkollash, që nuk kanë njohur lider tjetër, pos Vladimir Putinit, i cili, prejse ka ardhur në pushtet, është kujdesur të heshtë çdo zë opozitar në Rusi.