Në spitalet e Kosovës, 79 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë, njoftoi të martën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Një ditë më herët, sipas SHSKUK-së, në gjendje të rëndë kanë qenë 83 pacientë, ndërsa të dielën 87.
SHSKUK bëri të ditur se numri total i pacientëve me koronavirus të shtrirë në spitalet e Kosovës është 1,054.
Prej tyre, 1,017 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Deri të hënën në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 152,658 raste me koronavirus dhe 2,657 viktima.
Numri i qytetarëve të Kosovës, të vaksinuar plotësisht, ka kaluar 324,000.
SHIKONI EDHE: A po i kontrollon Policia e Kosovës të vetizoluarit?