Nisin gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e UP-së
Your browser doesn’t support HTML5
Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës ortodokse serbe që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Gërmimet kanë të bëjnë me dyshimet për ekzistencën e varrezës masive nga periudha e luftës. Sipas drejtorit të Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare.