Fajtor!

Njerëzit marshojnë dhe mbajnë në duar parullën ku shkruan "Fajtor", pas vendimit, ku u shpall fajtor ish-zyrtari policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd në Mineapolis. Nju Jork, 20 prill, 2021.  

Qirinj të ndezur në Sheshin George Floyd, pas vendimit për Derek Chauvin, që u gjet fajtor për vrasjen e Floyd vitin e kaluar. Mineapolis, Minesota, 20 prill, 2021. 

Në këtë pano, që është vendosur pranë disa qirinjve të ndezur shkruan "Fajtor". Nju Jork, 20 prill, 2021. 



Njerëzit duke festuar në sheshin George Floyd në Mineapolis më 20 prill, 2021, pas shpalljes së vendimit për vrasjen e Floydit. 



Kështu feston një qytetar në Mineapolis, pasi Chauvin u shpall fajtor. Mineapolis, Minesota, 20 prill, 2021. 


 

Këta dy persona përfaqohen, pasi kuptuan vendimin që një gjykatë mori për rastin e George Floyd, i cili u vra vitin e kaluar, pasi atëbotë, polici, Derek Chauvin, për nëntë minuta, i bëri presion me gju në qafë. Uashington D.C, 20 prill, 2021. 



"I di të drejtat e mia", shkruan në maskën e kësaj gruaje në Nju Jork më 20 prill, 2021.. Vdekja e George Floyd, që ishte filmuar nga kalimtarë të rastit, vitin e kaluar, nxiti protesta të mëdha në SHBA kundër racizmit. 



Kështu iu gëzuan vendimit për rastin Floyd qytetarët në Mineapolis më 20 prill, 2021. 



 

Kështu i gëzohen vendimit për rastin Floyd këta dy persona në Mineapolis të Minesotas. 20 prill, 2021.

 

"Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi", shkruan në panon e këtij personi në Mineapolis pasi Chauvin u shpall fajtor për vrasjen e Floyd. 

 

Ish-zyrtari policor, Derek Chauvin, i prangosur, nxirret nga gjykata, pasi juria e gjeti fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim të Geoge Floyd.