Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom tha se do të shkurtojë edhe më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani.
Kompania përmendi "gjendjen teknike" të një turbine tjetër në tubacion dhe tha se nga 27 korriku do të ndaloj funksionimin e saj.
Kompania tha se kjo do të rezultonte në rënien në 33 milion metra kub në ditë - gjysma e sasisë aktuale.
Gazprom rifilloi rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1 javën e kaluar pas një ndërprerjeje 10 ditore mirëmbajtjeje, por vetëm në 40 për qind të kapacitetit të tubacionit. Rusia tha se ishte e detyruar të ulte volumin për shkak të kthimit të vonuar të një turbine që po servisohej në Kanada.
SHIKONI EDHE:
Rusia ndalon përkohësisht gazin në GjermaniGjermanëve u kërkohet të përgatiten për mungesë të gazitGjermania ka thënë se shkurtimet nuk janë të nevojshme për çështje teknike, por janë ndëshkim për vendosjen e sanksioneve të ashpra të BE-së ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet e vazhdueshme rrezikojnë të shkaktojnë rritje katastrofike të çmimit të energjisë për konsumatorët në mbarë botën.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen javën e kaluar akuzoi Rusinë për përdorimin e energjisë si armë, ndërsa paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për një ndërprerje të mundshme të plotë të rrjedhave të gazit rus.
Një mbyllje totale e importeve mund të rezultojë në mbylljen e fabrikave dhe t'i detyrojë familjet të reduktojnë ngrohjen ose të paguajnë çmime edhe më të larta.
SHIKONI EDHE: Opsionet e Evropës pa gazin rusVitin e kaluar, 40 për qind e importeve totale të gazit të BE-së erdhi nga Rusia.