Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë mund të përballet me 10 vjet burgim

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova. Fotografi nga arkivi.

Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë akuzuar gazetaren televizive, Marina Ovsyannikova, për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura.

Avokati i Ovsyannikovas, Dmitry Zakhvatov, tha më 10 gusht se klientja e tij u arrestua me akuzat për "shpërndarje publike të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse" dhe mund të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.

Avokati tha më herët në Telegram se policia hyri në banesën e klientes të tij në Moskë dhe e kontrolloi atë pa praninë e saj.

SHIKONI EDHE: Dënohet prapë gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë

Më 14 mars, gazetarja ishte shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë.

Mbishkrimi në rusisht thoshte: "Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.

Një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

SHIKONI EDHE:

Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës dënohet për "diskreditim" të ushtrisëArrestohet gazetarja që protestoi kundër luftës në televizionin rus

Para kësaj e njëjta gjykatë e gjobiti Ovsyannikovan me 50.000 rubla (825 dollarë), për shkak të protestës së saj kundër pushtimit rus, me mbishkrimin "Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”.

Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën.