Gazetarja amerikane e burgosur në Rusi: Herët a vonë do të dal si e pafajshme

Your browser doesn’t support HTML5

Teksa janë bërë gjashtë muaj që nga burgosja e saj në Rusi, gazetarja amerikane, Alsu Kurmasheva, ka ngulmuar se do të dalë nga qelia “si person i pafajshëm”. Kurmasheva, e cila punon për Shërbimin tatar-bashkir të Radios Evropa e Lirë, akuzohet për mosregjistrim si agjente e huaj dhe për përhapje të të pavërtetave për ushtrinë ruse. Akuzat shihen gjerësisht si hakmarrje për punën e saj si gazetare. Komentet e saj janë përfshirë në një mesazh të publikuar nga një revistë e përmuajshme në gjuhën tatare, në Kazan. (Përgatiti: Trim Haliti)