Gazetarët e REL-it takojnë civilët rusë të tronditur nga inkursioni ukrainas
Your browser doesn’t support HTML5
Banorët e qytezës kufitare ruse, Sudzha, u dukën të tronditur dhe të çorientuar nga marrja e saj në kontroll nga forcat ukrainase, teksa folën me gazetarët e Radios Evropa e Lirë gjatë një vizite nga ana e mediave më 20 gusht. Ukraina nisi një sulm të befasishëm ndërkufitar në Rusi, në fillim të gushtit, dhe tani ka në dorë një pjesë të territorit të saj. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)