Gaza pas konfliktit 11-ditor

Your browser doesn’t support HTML5

Izraeli dhe grupi militant Hamas zhvilluan një luftë 11-ditore në muajin maj duke shënuar përleshjet më të ashpra që nga viti 2014. Luftimet lanë të vrarë 248 persona në Gaza, duke përfshirë 66 fëmijë, si dhe më shumë se 1.900 të plagosur. Në Izrael u vranë 13 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë, ndërsa u plagosën qindra njerëz. Dëmet në të dy anët konsiderohen dhjetëra miliona dollarë amerikanë. Këtu janë disa nga pamje të bëra me dron, që tregojnë shkatërrimet në Gaza si pasojë e luftimeve.