Rrugëtimi mes rrënojash i fëmijëve palestinezë për ujë
Një vajzë palestineze mban shishe plastike për të marrë ujë ndërsa ecën pranë rrënojave të shtëpive që u shkatërruan nga sulmet izraelite, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Han Junis, Rripi i Gazës, 22 maj 2024.
Një djalë palestinez tërheq me një karrocë të improvizuar enë të mbushura me ujë mes mungesës së madhe të ujit, Han Junis, 3 qershor 2024.
Në lagjet e shkatërruara të Han Junisit banorët thonë se nuk ka më ujë e sistem kanalizimi.
Palestinezët e zhvendosur po ikin nga Rafahu pasi forcat izraelite nisën një operacion tokësor dhe ajror në pjesën lindore të qytetit jugor të Gazës.
Qindra mijëra palestinezë janë buzë urisë pas nisjes së luftës në Gazë, e nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian
Një djalë palestinez mbulohet që të mbrohet nga dielli duke përdorur bluzën e tij, ndërsa pret të mbushë ujë në Han Junis, maj 2024.
Një burrë palestinez dhe fëmijët shtyjnë një karrocë me enë të mbushura me ujë, në Han Junis, 3 qershor 2024.
Një vajzë e vogël mbush një enë me ujë pranë një tende ku është shkruar një mesazh falënderimi për studentët e universiteteve që protestuan në mbështetje të tyre, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe palestinezëve, në Rafah në jug të Rripit të Gazës, 2 maj 2024
Fëmijë palestinezë të zhvendosur shihen duke bartur ujin që e marrin nga një cisternë në kampin Xhabalia, qershor 2024.
Një fëmijë palestinez tërheq një karrocë të improvizuar ku ka vendosur dy shishe me ujë.
Palestinezët e zhvendosur, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, kërkojnë ujë në një kamp tendash, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 12 maj 2024.
Një fëmijë palestinez qëndron pranë bidonëve të ujit në qytetin jugor të Gazës, në Rripin e Gazës, 3 qershor 2024.