Në garë kundër Putinit: Kandidati për president që synon t’i japë fund "katastrofës"

Your browser doesn’t support HTML5

Kandidati opozitar rus, Boris Nadezhdin, i cili po garon për t’ia zënë vendin presidentit Vladimir Putin në zgjedhjet e marsit, thotë se lufta në Ukrainë është një katastrofë. Nadezhdin thotë se ka grumbulluar 100.000 nënshkrimet që kërkohen me ligj për nominimin e tij si kandidat për president të Rusisë. Kandidatët e mëparshëm opozitarë, tani në burg apo në mërgim, po ashtu e kanë mbështetur Nadezhdinin. (Përgatiti: Trim Haliti)