Mejdani i Opojës gjallërohet nga gara me kuaj
Fshati Mejdan i rajonit të Opojës së Dragashit, u bë pikëtakim i shumë kalorësve këtë fillimmaj.
Para nisjes së garës, pjesëmarrësit prezantuan kuajt e tyre para qindra qytetarëve që u mblodhën në Mejdan për të ndjekur garën.
Pjesëmarrësit duke garuar...
Kësaj radhe gara u mbajt për të nderuar figurën e kalorësit të ndjerë, Muhamer Mustafa.
Dy burra shihen duke mbajtur një kalë pas përfundimit të garës.
Në këtë garë morën pjesë kalorës nga Kosova dhe rajoni.
Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha, ka kapur momente si ky gjatë vrapit të kuajve.
Një tjetër pamje e garuesve përgjatë shtegut.
Kjo garë është ngjarje tradicionale që prej vitesh mbahet në komunën e Dragashit.
Kalorësi fitues i garës duke zbritur nga kali.
Pak para finishit gara sa vinte bëhej më e ngushtë.
Një pamje nga larg e kalorësve gjatë garimit.
Garën e fitoi Mirsad Haxhiq nga Novi Pazari.
Një tjetër pjesëmarrës në garën me kuaj që u mbajt në Mejdan.
Një burrë mban për frerë një kalë të zbukuruar për garë.
Ngjarja e organizuar u ndoq nga qindra qytetarë moshash të ndryshme.
Parakalimi i një kalorësi me kalin e tij garues.
Organizatorët paralajmëruan organizime të ngjashme gjatë muajve qershor dhe korrik.
Dy burra të moshuar shihen të relaksuar duke biseduar me njëri-tjetrin pasi kanë parë garën me kuaj në fshatin Mejdan të Rajonit të Opojës në Dragash.