Escobar: Nuk shoh njëanshmëri te Lajçaku

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka parë asnjë dëshmi të njëanshmërisë te ndërmjetësi evropian i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Pas rundit të fundit të dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se emisari evropian u pozicionua kundër Kosovës. Në këtë intervistë, Escobar i bën thirrje Kosovës që të tregojë më shumë pragmatizëm në qasjen ndaj BE-së.