Fytyrat e grave zhduken nga rrugët e Kabulit
Një mural në Kabul, ku paraqitej një votuese afgane, është përdhosur me ngjyrë, për të mbuluar fytyrën e saj.
Sallone të mbyllura bukurie, me fytyrat e fshira të grave. Një banor i Kabulit thotë se bizneset e tilla janë udhëhequr pothuajse ekskluzivisht nga gratë. Sipas tij, në disa raste burrat e frikësuar të familjeve të pronareve kanë nxituar t'i shlyejnë fytyrat e grave.
Fytyra e një gruaje është mbuluar me ngjyrë në hyrjen e një qendreje tregtare.
Një mural në Kabul për të drejtat e grave dhe për lirinë e mediave, me fytyrat e fshira të grave. Disa përdhosje të imazheve, si këto, besohet të jenë bërë nga banorët, të cilët mbështesin talibanët dhe pikëpamjet e tyre.
Punëtorët duke lyer një mur, për të mbuluar një portret të një gruaje të re. Ata më vonë shkruan në mur slogane të ndryshme në mbështetje të talibanëve. Sipas tyre, ata janë angazhuar nga talibanët për ta bërë këtë punë.
Fytyra e gruas së re duke u zhdukur, teksa punëtorët e mbulonin me ngjyrë të bardhë.
Një mur i lyer me të bardhë, mbi të cilin është shkruar: "Për sistem islamik dhe pavarësi, duhet t'i nënshtroheni testeve dhe të jini të durueshëm".
Një djalë duke ecur nëpër korridorin e një dyqani rrobash, në të cilin të gjitha fytyrat e grave modele janë mbuluar me ngjyrë.
Një varg sallonesh bukurie, të cilave u janë mbuluar pllakatet me imazhe të grave - të paktën ato që kanë qenë lehtë të arritshme.