Fusha e Narcisit: Perlë e fshehur e Ballkanit
Lule narcisi - Në gjuhën lokale, kjo lule quhet "Dhëmbi i gjyshes", ndërsa shkencërisht njihet si Narcissus poeticus.
Rreth 20 kilometra në lindje të Kukësit, një qytet në veri të Shqipërisë, dhe rreth 30 kilometra në jug të Dragashit në Kosovë, mes Novosejit dhe Shishtavecit, gjendet Fusha e Narcisit.
Fusha ndodhet në lartësinë rreth 1200 metra lartësi rrëzë malit Kalabak.
Pamje nga afër e luleve.
Lulja e narcisit shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh.
Ky është një rezervat natyror. Thuhet se një gjë e tillë "nuk ekziston askund në Ballkan, përveç në një zonë shumë më të vogël në Slloveni".
Sadik Idrizi, profesor në pension i Gjuhës Boshnjake, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se në këtë fushë me lule vjen disa herë në vit, të cilën e quan "livadhi i rinisë".
"Sa herë që vij këtu, ndiej një rikthim kozmik në natyrë. Edhe pse së shpejti do të mbush 70 vjeç, këtu ndihem si një i ri 20 vjeç", tha Idrizi.
Varësisht nga moti, lulet e narcisit lulëzojnë çdo vit nga 20 deri më 30 maj.
Disa qytetarë që i takuam atje, kryesisht nga pjesa bregdetare e Shqipërisë dhe kryeqyteti Tirana, u ankuan se ky vend nuk po shfrytëzohet më mirë për qëllime turistike dhe se vendi i tyre nuk po i përdorë këto burime natyrore.
Ata propozuan organizimin e manifestimit “Ditët e Narcisit”, me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve dhe sensibilizimin për këtë bukuri natyrore.
Megjithëkëtë, numri i adhuruesve të narcisit është vazhdimisht në rritje. Këtë peizazh po e vizitojnë gjithnjëe më shumë studentë nga vendet përreth, përfshirë edhe ata nga Kosova, por edhe turistë nga SHBA-ja dhe vende të Evropës Perëndimore.
Një fushë me narcisë është një perlë natyrore që meriton vëmendje dhe vlerësim më të madh, në mënyrë që bukuria e saj të ndahet me të gjithë botën.