I jepet lamtumira Papa Benediktit XVI

Mijëra persona janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për varrimin Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.

Kardinalët e pranishëm në funeralin e Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.

Pamje nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.

Papa Françesku e ka kryesuar ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.

Kardinalët duke marrë pjesë në funeralin e ish-Papës Benedikt.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Papa Benediktit dërgohet nga bazilika dhe vendoset para altarit, ndërsa besimtarët thonë lutje. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Papa Françesku duke kryesuar ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe.

Kardinali Giovanni Battista Re duke u lutur para arkivolit të Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës së tij funerale në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, më 5 janar 2023.

Kardinalët dhe peshkopët e pranishëm në meshën funerale të Papa Emeritus Benediktit XVI në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan më 5 janar 2023.

Kardinali Giovanni Battista Re duke djegur temjan pranë arkivolit të Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës së tij funerale në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, më 5 janar 2023.

Papa Françesku duke shprehur respekt teksa prek arkivolin e Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës funerale më 5 janar 2023.

Një pamje e përgjithshme e sheshit të Shën Pjetrit gjatë meshës funerale të Papa Emeritus Benediktit XVI në Vatikan, më 5 janar 2023

Njerëzit mbajnë një pankartë me imazhin e Papës Benedikt teksa marrin pjesë në funeralin e tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023. Në pankartë shkruan : 'Faleminderit, Papa Benedikt!'

Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)