FSK-ja shpëton dy persona në Turqi
Your browser doesn’t support HTML5
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me ushtrinë turke, kanë arritur që të nxjerrin të gjallë nga rrënojat dy persona. Një 13-vjeçare dhe një 45-vjeçar janë shpëtuar në Hataj, një prej provincave të prekura nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Pak ditë më parë, FSK-ja po në Hataj, arriti të shpëtojë një vajzë dyvjeçare dhe nënën e saj.