Dita e Forcës: FSK-ja hap dyert për qytetarët
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i rrethuar nga fëmijë të veshur me uniforma.
Një grup fëmijësh me kapela me flamurin kombëtar shqiptar.
Flamuj me stema të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbanin në dorë këta fëmijë që kishin ardhur të organizuar për të parë nga afër ushtarët.
I veshur në uniformë dhe me fytyrë të kamufluar, ky pjesëtar i FSK-së iu përgjigjej pyetjeve të fëmijëve.
FSK-ja ekspozoi edhe automjetet e rënda ushtarake të cilat i ka në posedim.
Stema e flamurit të Kosovës, helmeta dhe arma e gjatë janë pjesë e veshjeve dhe pajisjeve që mbante ky ushtar i FSK-së.
Një armë e gjatë automatike shikohej me kujdes nga ky fëmijë që vizitonte së bashku me prindërit te tij kazermën “Adem Jashari”.
Snajperë dhe mitrolozë të ushtarëve të FSK-së ishin të ekspozuara në këtë tavolinë. Ky fëmijë i shikonte me shumë kujdes.
Armatime të ndryshme dhe pajisje logjistike u ekspozuan në këtë tavolinë.
Një ushtare e buzëqeshur e FSK-së derisa përshëndeste fëmijët një nga një.
Nën flamurin e Kosovës, të vendosur mbi automjetin ushtarak ,qëndronte ky ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka uruar edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. “Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme”, tha Jashari në urimin e tij.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lavdëroi FSK-në duke thënë se “është një forcë e cila jep kontribut jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon, por edhe përtej”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet “ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes”. Kurti tha po ashtu se është bërë gati trefishim i investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve”.
Në prag të festës së 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar shqiptar, dominoi ngjyrat e kësaj ngjarjeje në kazermën "Adem Jashari".