Fshatrat malore të Pakistanit në rrezik nga shkrirja e akullnajave

Jaffer Ali Khan, një murator 31-vjeçar i veshur si dhëndër, ecën me të afërmit ndërsa shkon në shtëpinë e nuses së tij gjatë ceremonisë së tij të dasmës në fshatin Darkut në Pakistan më 13 tetor.

Reuters

Në shpatin e pjerrët të një akullnajeje që kalon nëpër luginën e Hunzës në veriun malor të Pakistanit, Tariq Jamil mat lëvizjen e akullit dhe bën foto. Më vonë, ai krijon një raport me të dhënat nga sensorë dhe një kamerë tjetër, të instaluar pranë akullnajës Shisper, për të përditësuar me informacione banorët e fshatit të tij që gjendet rreth një orë ecje në drejtim të rrymës.

Misioni i 51-vjeçarit është të mbledhë informacione për 200 familjet e fshatit Hassanabad në malet Karakoram, për të mbrojtur mënyrën e tyre të jetesës, e cila është gjithnjë e më e rrezikuar për shkak të liqeneve akullnajore të paqëndrueshme si rezultat i shkrirjes së akullit.

Kur liqenet akullnajore mbushen tej mase ose brigjet e tyre bëhen të paqëndrueshme, ato shpërthejnë, duke krijuar përmbytje vdekjeprurëse që përlajnë urat dhe ndërtesat dhe përfshijnë tokën pjellore gjatë gjithë vargmaleve Hindu Kush, Karakoram dhe Himalaje, që kryqëzohen në veri të Pakistanit.

Tariq Jamil duke kontrolluar akullin në akullnajën Shisper më 10 tetor.

Me ritmin që është duke vazhduar shkrirja, Akullnajat e Himalajeve do të humbin deri në 75 për qind të akullit të tyre deri në fund të shekullit për shkak të ngrohjes globale, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor (ICIMOD).

Hassanabad është pjesë e projektit të mbështetur nga OKB-ja për përmbytjet nga shpërthimi i liqeneve akullnajore (Glacial Lake Outburst Flood - GLOF II), për të ndihmuar që të përshtaten komunitetet në rrjedhën e poshtme të akullnajave të shkrira.

Pasi të instalohen të gjithë sensorët, përfaqësuesit e fshatit do të jenë në gjendje të monitorojnë të dhënat përmes telefonave të tyre celularë, thotë Jamil. "Njohuritë e banorëve janë shumë e rëndësishme, ne jemi vëzhguesit kryesorë. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë gjërave."

Mes mungesës së fondeve për ata që janë më të rrezikuar nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, banorët e fshatit thonë se kanë nevojë urgjente për mbështetje të shtuar për t'u përshtatur me kërcënimet nga përmbytja si pasojë e shkrirjes së liqeneve akullnajore.

"Nevojat janë të mëdha", tha Karma Lodey Rapten, specialist teknik rajonal për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Një stacion automatik i motit monitoron akullnajën Shisper në fshatin Hassanabad.

Pakistani është i vetmi vend që përfiton fonde përshtatjeje nga Fondi i Gjelbër i Klimës -- shporta kryesore e financimit të Marrëveshjes së Parisit -- për të lehtësuar rrezikun nga përmbytjet e tilla.

Ndërsa vende si Butani kanë punuar me financues të tjerë për të minimizuar kërcënimin nga përmbytjet e liqeneve akullnajore, skema GLOF II prej 36.96 milionë dollarësh, e cila përfundon këtë vit, është një pikë referimi global për rajonet e tjera që përballen me këtë kërcënim, duke përfshirë Andet peruane dhe Kinën.

Që nga viti 2017, stacionet meteorologjike si dhe sensorët që matin reshjet, shkarkimin e ujit dhe nivelet e ujit të lumenjve dhe liqeneve, janë instaluar nën mbikëqyrjen e Islamabadit dhe UNDP-së. GLOF II ka vendosur altoparlantë në fshatra për të komunikuar paralajmërime, si dhe njoftime për infrastrukturën, si barrierat prej guri dhe teli që ngadalësojnë përmbytjet.

Varkat e mbledhura në liqenin Attabad, i cili u formua për shkak të rrëshqitjes së dheut në vargun malor Karakoram.

Në Hassanabad, një fshatar monitoron rregullisht furnizimin nga një kamerë e instaluar lart në luginë për nivelet e ujit në lumë pranë bazës së akullnajës gjatë periudhave të rrezikshme si vera, kur shpesh formohet një liqen i bllokuar nga akulli nga akullnaja Shisper.

Me rreth 800.000 njerëz që jetojnë brenda 15 kilometrave nga një akullnajë, Pakistani është ndër vendet më të rrezikuara në botë. Shumë banorë të Karakoramit, vargmalit të dytë më të lartë në botë, ndërtuan shtëpitë e tyre në tokën e gjelbëruar përgjatë lumenjve që rrjedhin nga akullnajat.

Përmbytjet e tetorit në Indinë fqinje, me shumë gjasa të shkaktuara nga një shpërthim i pjesshëm i liqenit akullnajor në Himalaje, mbytën 179 njerëz pas një lumi të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Shumë prej tyre janë ende të pagjetur. Pranë liqenit ishte duke u instaluar një sistem paralajmërimi i hershëm, por ai nuk ishte i përfunduar.

Një e çarë në shkëmbin ku janë shtëpitë tregon shenja dëmtimi pas përmbytjeve nga shkrirja e akullnajave pranë në Hassanabad.

Rreziqet vdekjeprurëse

Pesëmbëdhjetë milionë njerëz në mbarë botën janë në rrezik nga përmbytjet e liqeneve akullnajore, dhe 2 milionë prej tyre në Pakistan, sipas një studimi të shkurtit të botuar në revistën shkencore Nature Communications.

Nga viti 2018 deri në vitin 2021, rreth 14 GLOF-s(Rritje e rrezikut nga përmbytjet e liqeneve akullnajore) ndodhën në Pakistan, por ato u rritën në 75 në vitin 2022, sipas UNDP-së.

Fshati i Xhamilit ka përjetuar thirrje shpëtimi në kohë rekord nga përmbytjet, sipas banorëve dhe zyrtarëve. Gjatë tre vjetëve të fundit, banorët janë evakuuar vazhdimisht në kohë rekord për të shmangur humbjet e jetës dhe shumë kanë frikë nga përmbytja derisa janë duke fjetur. Të tjerët luftuan financiarisht pasi toka dhe shtëpitë e tyre u shkatërruan, më e fundit ndodhi më 2022.

Dilshad Bano, 51 vjeçe, ulet në tokë pranë shtëpisë së saj, e cila u dëmtua pas një përmbytjeje të liqenit akullnajor në Hassanabad.

Në fshatin Chalt, pak orë më tutje, një përrua uji i zi vërshoi në luginë vitin e kaluar, duke rrëmbyer djalin 11-vjeçar të Zahra Ramzanit, Ali Mohammad.

Zahra Ramzan

“Jam thellësisht e pikëlluar. Nuk munda ta shihja më djalin, qoftë edhe vetëm trupin”, tha 40-vjeçarja.

Fshati ka pasur pak informacione rreth rreziqeve, thanë banorët.

Ramzan nervozohet sa herë që ka shi të dendur ose përmbytje, duke refuzuar t'i lërë fëmijët e saj të mbijetuar që të shohin jashtë.

Në Hassanabad, Xhamili po përpiqet t'i menaxhojë këto rreziqe. Ai dhe 23 vullnetarë të tjerë janë trajnuar për të ofruar ndihmën e parë dhe për planifikimin e evakuimit. Çdo verë, ata mbajnë një sy në akullnajë dhe bisedojnë me zyrtarë dhe ekspertë nga jashtë.

Zahra Ramzan mban një fotografi të djalit të saj 11-vjeçar, Ali Mohammad (majtas), i cili u rrëmbye nga ujërat.

Ata shpresojnë të marrin financim ndërkombëtar, në vlerë 20 herë më të madhe sesa gjatësia e murit pengues sesa që janë duke e pranuar aktualisht.

Ata, gjithashtu, duan kredi pa interes për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara dhe për t'i përshtatur banesat e tyre me materiale më të forta, si dhe rrjet më të mirë celular për qasje në monitorimin e furnizimit.

Një lutje për financimin e përshtatjes

Me samitin e klimës COP28 të OKB-së, të planifikuar për të filluar më 30 nëntor, presioni po rritet mbi vendet e pasura për të përmbushur premtimet për t'i ndihmuar vendet në zhvillim.

Fondi i Gjelbër i Klimës tha në tetor se kishte mbledhur 9.3 miliardë dollarë - më pak se objektivi i tij prej 10 miliardë dollarësh.

Vendet e pasura do të përmbushin një premtim më të gjerë prej 100 miliardë dollarësh për financimin e klimës për vendet në zhvillim këtë vit, tre vjet me vonesë dhe më pak se nevojat aktuale, vlerëson OKB-ja, prej mbi 200 miliardë dollarësh në vit deri në vitin 2030.

ICIMOD tha se ndryshimet e nxitura nga ngrohja globale në akullnajat në rajonin Hindu Kush Himalaje janë "kryesisht të pakthyeshme". Rajoni ka mbi 200 liqene akullnajore që konsiderohen të rrezikshme.

Një buall duke kullotur përballë maleve të mbuluara me borë në rajonin Gilgit-Baltistan, një zonë që është prekur keq nga incidentet që shkaktohen nga përmbytjet.

Fshati Darkut, gjithashtu pjesë e GLOF II, ndodhet i rrethuar nga male dhe akullnaja mbi fusha të gjelbëruara ku kullosin buajt. Në fund të akullnajës Darkut aty pranë shtrihet një liqen i thellë me ngjyrë të bruztë.

"Deri në vitin 1978... i gjithë ky vend ishte një akullnajë, [pastaj] pellgu i ujit erdhi më vonë", tha 75-vjeçari Musafir Khan, duke treguar liqenin që u formua kur akullnaja u zbraps.

Ndryshe nga liqeni i mbushur me akull në Shisper, Darkut është formuar në tokën dhe peizazhin shkëmbor të lënë nga një akullnajë që po tërhiqet.

Musafir Khan

Në veri të Pakistani, liqenet e formuara nga shkrirja e akullit janë pak të lidhura me rrjedhjet e ujit të liqeneve që shkaktohen përmbytjet, sipas hulutuesit nga ICIMOD, Sher Muhammad. Por, në pjesë të tjera të vargmaleve në Azi, ka nivele më të larta të liqeneve që krijohen nga shkrirja e akullit.

Rreziqet e të dyja llojeve të liqeneve mund të rriten, thotë Muhamedi.

Muhammad Yasin, një studiues i diplomuar në shkencat mjedisore në Universitetin Ndërkombëtar Karakorum, po studion shkallën në të cilën akullnaja Darkut po shkrihet.

“Ne i kemi thënë komunitetit që në këtë liqen ekzistojnë faktorë rreziku, duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë”, thotë ai.

Shumë familje janë larguar gjatë viteve pas përmbytjeve të mëparshme, thotë Khan, i cili ka lindur në fshatin e largët, por qindra të tjera kanë rindërtuar shtëpitë aty pranë.

Sulltan Ali, 70 vjeç, ecën mbi çarje që u krijua pas një përmbytjeje nga shpërthimi i liqenit akullnajor fshiu një pjesë të tokës në Hassanabad.

Në Hassanabad, mundësia e lëvizjes gjithashtu shkakton shumë mosbesim. Familjet kanë jetuar jashtë fushave të pemishteve të rrethuara nga male të larta për 400 vjet, duke rritur prodhime dhe duke kullotur bagëtinë në rrafshnalta. Shumë thonë se nuk kanë burime për të lëvizur nga fshati, ku janë varrosur paraardhësit e tyre.

"Nëse përmbytja na ndan, do të na mungojë natyra e këtij fshati, fqinjët dhe të afërmit tanë", tha Tehzeeb, vajza 15-vjeçare e Xhamilit.

"Si një zog në kafaz", tha Xhamili për lëvizjen në një qytet. Ai është i hapur për të eksploruar mundësinë, por thotë se do të fokusohet që ta mbajë gjallë fshatin.

"Është përgjegjësi imja të parandaloj komunitetin nga (përballja) me ndonjë fatkeqësi".

Fshati Passu, i vendosur në luginën Gojal në vargun malor Karakoram në rajonin Gilgit-Baltistan.