Një koleksion imazhesh të dhuruara në mënyrë anonime për një arkiv fotografik hungarez tregon trazirat në qytetin Timisoara, qyteti ku shpërtheu revolucioni i Rumanisë 35 vjet më parë.
Fotografia e mësipërme e një ushtari rumun gjatë një beteje me armë në rrugët e Timisoaras në dhjetor të vitit 1989, është një nga disa imazhet anonime të postuara së fundmi në internet ngaarkivi hungarez i fotografive Fortepan.
Fotot tregojnë revolucionin e vitit 1989 të Rumanisë që shpaloset në Timisoara, qyteti perëndimor ku filloi kryengritja.
Miklos Tamasi, themeluesi i arkivit Fortepan, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për autorin e fotografive, të cilat janë grumbulluar dhe etiketuar si "Albumi 40".
"E gjithë përmbajtja është emërtuar [duke përdorur] "Album xx" [formati] vjen nga dyqanet e dorës së dytë ose donatorë pa emër", thotë Tamasi.
Revolucioni i Rumanisë i vitit 1989 filloi në Timisoara në mes të dhjetorit, kur protestat për trajtimin e një pastori hungarez etnik nga autoritetet, u shndërruan në trazira të përhapura antiqeveritare.
Mes rënies relativisht paqësore të komunizmit gjetkë në Evropë atë vit, sundimtari i Rumanisë, Nicolae Ceausescu, hapi skenën për dhunë masive duke kërkuar që forcat e sigurisë të qëllonin mbi protestuesit e Timisoarës. Dhjetëra njerëz u vranë kur ushtria hapi zjarr ndaj turmave gjatë trazirave në qytet më 17 dhjetor.
Revolucioni u përhap në kryeqytet, Bukuresht, pasi rumunët, më 21 dhjetor, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të fjalimit të Nicolae Ceausescut para një turme prej mijëra njerëzish, filluan t'i bërtisnin dhe ta tallnin. Thuhet se shumë prej tyre lartësuan emrin e qytetit kur disa prej rumunëve deri atëherë vetëm kishin pëshpëritur - "Timisoara".
Marcel Tolcea, një profesor universitar dhe shkrimtar, i cili dëshmoi se revolucioni u shpalos në Timisoara në vitin 1989, i tha Radios Evropa e Lirë se, duke gjykuar nga sjellja e ushtarëve në albumin anonim, fotografi ishte një i huaj.
“Ai nuk ishte rumun, sepse ushtarët janë shumë krenarë për të treguar se nuk ishin të përfshirë në krimet e [shtypjes së] revolucionit”.
Tolcea thotë se në kohën kur u bënë këto foto, rreziku nga policia sekrete e Rumanisë, Securitate, ishte shumë e madhe dhe të huajt ishin të vetmit persona që nuk dyshohej se ishin të lidhur me regjimin e Ceausescut.
"Unë e di se pranë rumunëve me kamera, ushtarët nuk ishin aq të sigurt", kujton Tolcea.
Tolcea beson se fotot nga albumi misterioz janë marrë pasi ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Milea, me sa duket kreu vetëvrasje më 22 dhjetor. Vdekja e errët e zyrtarit shkaktoi një dezertim masiv të ushtarëve drejt revolucionit.
Në mes të trazirave, Tolcea thotë se ishte e paqartë se kush, nëse dikush, po qëllonte mbi revolucionarët dhe ushtarët në Timisoara pas 22 dhjetorit. "Mund të kenë qenë [makinat që zhurmonin] ose ndoshta kishte disa sulmues individualisht që përpiqeshin të mbaheshin nga frika", thotë ai. "Kishte ende shumë njerëz që nuk ishin të bindur se Ceausescu e kishte humbur pushtetin".
Tolcea thotë se 35 vjet pas revolucionit në të cilin ai mori pjesë, ishte tronditëse të shihte imazhe të qarta dhe me ngjyra të atyre ditëve. “Gjëja e parë që mendova kur pashë fotot ishte ‘Wow, çfarë cilësie’”, thotë akademiku.