Fotografitë e javës
Një demonstruese mban një tymues teksa merr pjesë në një tubim për barazi gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë, më 8 Mars 2025.
Njerëzit duke blerë lule në një treg lulesh për Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Moskë.
Garda e Nderit duke bërë një përshëndetje gjatë ceremonisë për shënimin e Epopesë së UÇK-së në 27-vjetorin e vrasjes së anëtarit dhe komandantit themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari, në Prishtinë më 5 mars 2025. Jashari ishte në mesin e 45 anëtarëve të familjes së tij të vrarë nga forcat serbe të sigurisë në Prekaz.
Një grua tërheq një valixhe me rrota pranë një qendre kulturore të dëmtuar në qytetin ukrainas Bilytske, në rajonin e Donjeckut.
Udhëheqësi i juntës ushtarake të Birmanisë, Min Aung Hlaing, merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Moskë, ndërsa ishte në një vizitë në kryeqytetin rus më 4 mars.
Makinat duke u djegur pas një sulmi rus me dronë në qytetin port ukrainas të Odesës.
Njerëzit duke blerë në një dyqan në Pazarin e Madh në kryeqytetin iranian, Teheran.
Ushtarët ukrainas qëllojnë me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit pranë qytetit Çasiv Jar në rajonin e Donjeckut.
Një grua qan teksa në duar mban një portret të liderit sovjetik, Joseph Stalin, pasi vendosi lule në varrin e tij pranë Murit të Kremlinit për të shënuar 72-vjetorin e vdekjes së tij, në Sheshin e Kuq, Moskë, më 5 mars.
Shitësit duke shitur bukë ndërsa afganët përgatiten për iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Diana Ana Maria Ion e Rumanisë merr pjesë në garën e kërcimit për së gjati, kategoria për femra, në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Atletikës për salla të mbyllura në arenën Omnisport në Apeldoorn, Holandë.
Njerëzit instalojnë një vepër arti të titulluar Kryqi i Paqes përpara një ndërtese shkolle të shkatërruar në Harkiv, Ukrainë. Pjesa e krijuar nga artisti amerikano-ukrainas Sergey Melnikoff dhe artisti ukrainas Viktor Belchik, është një kryqëzim i bërë nga 20.000 fragmente të predhave të artilerisë ruse.
Dy gra ulen në kafenenë e një galerie arti bashkëkohor duke pritur hapjen e një ekspozite të re në qendër të Moskës.
Kamionët presin të kalojnë kufirin e mbyllur Torkham me Pakistanin, ku forcat pakistaneze dhe afgane shkëmbyen zjarr gjatë natës, në Torkham, Afganistan, më 3 mars.
Njerëzit hedhin vezë në drejtim të ndërtesës së parlamentit në Beograd gjatë seancës hapëse të mbledhjes parlamentare të pranverës të këtij viti, Serbi.
Lojtaret e skuadrave të hokejit mbi akull duke festuar gjatë finales së Premierligës së Hokejit në Akull për femra në Iran.