Fotografitë e javës

Një shitës afgan mban enë plastike në një mjet motorik me tri rrota në provincën Maidan Vardak.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës duke parakaluar gjatë  ceremonisë për shënimin e 17-vjetorit të aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, Prishtinë.

Inteligjenca Artificiale është tematika e pamjes së Obeliskut të Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, në 17-vjetorin e shpalljes shtet, Prishtinë, shkurt 2025.

Danil Vassilyev i Kazakistanit merr pjesë në një stërvitje para fillimit të rundit kualifikues në nivel botëror për konkurrencën FIS të Kërcimit me Ski për meshkuj në Sapporo, Japoni.

Një burrë duke tërhequr një fëmijë në sajë gjatë reshjeve të borës në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Një pamje me dron tregon demonstruesit duke mbajtur 15 minuta heshtje në Novi Sad, për njerëzit që vdiqën në fund të vitit të kaluar kur një strehë në stacionin hekurudhor të qytetit serb u shemb.

Gjurmuesit shihen në qiell gjatë natës mbi Kiev, ndërsa ushtarakët ukrainas qëllojnë një dron gjatë një sulmi ajror rus në kryeqytetin ukrainas.

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio (i dyti majtas), ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov (djathtas) dhe zyrtarë të tjerë amerikanë dhe rusë marrin pjesë në një takim për luftën në Ukrainë me një delegacion saudit në Riad më 18 shkurt.

Një burrë pastron borën nga një trotuar gjatë një natë me dëborë në Kiev.

Një çift duke qëndruar në një urë gjatë perëndimit të diellit në Shën Petersburg, Rusi.

Alexandra Feigin e Bullgarisë performon gjatë një gare të patinazhit të lirë, kategoria për femra në Milano, Itali.

Një grua lahet në lumin Neva pasi ka hapur një vrimë në akull, Shën Petersburg, Rusi.

Një ushtarak ukrainas merr pjesë në stërvitjet ushtarake në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.

Mbështetësit e partisë ultranacionaliste të Bullgarisë, Rilindja, duke demonstruar në Sofje më 22 shkurt, kundër planeve të vendit për të adoptuar valutën euro vitin e ardhshëm.

Mirra Andreeva e Rusisë në aksion gjatë ndeshjes së saj gjysmëfinale kundër Elena Rybakinas të Kazakistanit në Dubai Open. 

Monumenti Ukrainas i Atdheut në Kiev.