Fotografitë e javës

Atletja amerikane Jackie Cataline reagon pasi u godit nga hungarezja Sheena Bathory gjatë ndeshjes së tyre për titullin në pesha super të rënda në garën "Power Slap"në Riad, Arabi Saudite, më 30 janar. Bathory e fitoi garën me vendim unanim.

Punëtorët ukrainas të shpëtimit duke luftuar me një zjarr në një ndërtesë në Kiev pas një sulmi rus me dron në qytet më 28 janar.

Pjesëmarrësit gjatë një ceremonie përkujtimore për të nderuar viktimat e Holokaustit në Babyn Jar, në Ukrainë, më 27 janar.

Një burrë i veshur me një veshje të frymëzuar nga paraardhësit dakë të Rumanisë kalon pranë Monumentit të Heronjve në Bukuresht.

Burrat afganë tregojnë shkathtësitë teksa ngasin motoçikletat përgjatë një kodre në periferi të Mazar-i-Sharifit.

Një ushtar rus duke kontrolluar një kartë identiteti gjatë një patrullimi natën në qytetin e pushtuar ukrainas, Makijivka.

Një trëndafil i kuq i vendosur pranë emrave të trajnerëve të patinazhit artistik Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, në një mur përkujtimor në klubin e patinazhit të Bostonit në Norwood, Masaçusets, më 30 janar. Ish-kampionët rusë të botës vdiqën në një aksident avioni në Uashington, D.C.  ditë më parë.

Ekipet e shpëtimit duke kërkuar në ujërat e lumit Potomac pranë mbetjeve të fluturimit 5342 të American Airlines, i cili u rrëzua në Uashington, D.C.

Prindërit e ushtarit vullnetar polak Filip Antosiak, 18 vjeç, i cili shërbeu në Brigadën e 25-të të Veçantë Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në funeralin e tij në Manastirin e Shën Mikaelit në Kiev.

Ekipet e shpëtimit duke kërkuar trupat e civilëve të vrarë kur një dron rus goditi një ndërtesë banimi në Sumi, Ukrainë.

Një fotografi nga alrt tregon demonstruesit duke përdorur dritat e telefonave të tyre gjatë një heshtjeje 15-minutëshe në Novi Sad për të përkujtuar 15 personat që vdiqën kur një çati u shemb në stacionin hekurudhor të qytetit në nëntor. Ky incident ka shkaktuar protesta në të gjithë Serbinë.

Një ushtarak ukrainas i çminimit duke kontrolluar një bombë të pashpërthyer ruse në një fushë në rajonin e Dnipropetrovsk.

Një djalë afgan duke shitur balona përgjatë një rruge në provincën Herat.

Presidenti rus, Vladimir Putin, merr pjesë në një ceremoni me ç'rast vendosi lule në qytetin e Kirovsk në rajonin e Leningradit më 27 janar, duke shënuar 81-vjetorin e heqjes së rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Punonjësit e shpëtimit largojnë trupin e një civili pas një sulmi rus me raketa në qytetin ukrainas, Poltava, më 1 shkurt.

Mercenarët rumunë presin në radhë për t'iu nënshtruar kontrollit derisa evakuohen nga Goma, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos mes përleshjeve të vazhdueshme të grupeve rebele me forcat qeveritare.

Një grua duke pastruar dyshemenë pranë robotëve gjatë forumit "Digital Almaty 2025" në Kazakistan.

Një grua qëndron ulur pranë një dritareje të mjegulluar të autobusit gjatë një mëngjesi jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të mjegullt dimri në Kiev.