Fotografitë e javës
Dy drerë të bërë me drita dekoruese janë në mesin e zbukurimeve të qytetit të Prishtinës këtë fundvit, në Kosovë
Njerëzit në sheshin e ndriçuar të kryeqytetit të Kosovës shijojnë atmosferën festive këtë fundvit.
Njerëzit strehohen në një stacion metroje gjatë alarmit për sulm ajror në Kiev, Ukrainë, më 20 dhjetor.
Një grua ukrainase duke mbajtur macet e saj gjatë evakuimit të civilëve në qytetin ukrainas, Pokrovsk.
Një tregtar duke shitur këpucë të përdorura në një treg buzë rrugës në Kandahar, Afganistan.
Maja e Kullës Avaz Twist Tower e Bosnjë e Hercegovinës, 172 metra e lartë, shihet mes një shtrese të dendur mjegulle dhe smogu në Sarajevë.
Një grua duke kaluar pranë zbukurimeve për Krishtlindje në qendër të kryeqytetit moldav, Kishinau.
Një pulëbardhë duke fluturuar pranë ndërsa dy të tjerë janë ulur në një dritë elektrike në bregun jugor të Detit Kaspik, në qytetin port iranian të Bandar Anzali.
Një punonjëse shëndetësore duke e vaksinuar një fëmije kundër poliomielitit gjatë fushatës së vaksinimit derë më derë në Peshavar, Pakistan.
Fëmijët ukrainas ndezin qirinj derisa marrin pjesë në një ceremoni paqeje në stacionin kryesor hekurudhor të Kievit në Ukrainë.
Notaret gjatë garës prej 200 metrash notimi në shpinë për femra në Kampionatin Botëror të Notit në Budapest.
Një djalë duke luajtur përpara kamionëve të policisë në kryeqytetin gjeorgjian të trazuar nga protestat, Tbilisi.
Një tren me avull i zbukuruar për festat e fundvitit lëviz përgjatë një hekurudhe në qytetin siberian Krasnoyarsk.
Një fëmijë bën një xhiro në panairin e Krishtlindjeve në kryeqytetin rumun, Bukuresht.
Ushtarët qëndrojnë roje ndërsa njerëzit mblidhen përpara një peme të ndriçuar të Krishtlindjes dhe dekorimeve të tjera në sheshin qendror Ala-Too në Bishkek.
Një tigër në kopshtin zoologjik të qytetit të Kievit në Ukrainë.
Një mbështetës i opozitës gjatë një proteste para ndërtesës së Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi.