Fotografitë e javës

Me moton  “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, në Prishtinë u mbajt ecja tradicionale me qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë që kanë për shëndetin kontrollet e shpeshta dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit.

Një ushtarak ukrainas lëshon një mjet ajror zbulues Mara në një pozicion afër qytetit të Toretskut, mes sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë një sesioni në samitin e BRICS-it në Kazan, Rusi.

Vajzat afgane duke punuar në një furrë tullash në lagjen Deh Sabz, në verilindje të Kabulit.

Hungarezët marrin pjesë në një marshim përkujtimor tradicional me pishtarë, më 22 tetor, në prag të 68-vjetorit të revolucionit të vitit 1956.

Një grua fotografohet afër një veture të vjetër VAZ 2101 të zbukuruar me motive vjeshte, gjatë samitit vjetor të BRICS-it në Kazan, Rusi.

Një foto e bërë nga lart tregon mjegullën e mëngjesit pezull mbi peizazhin e fshatit Cered në Hungari gjatë lindjes së diellit.

Sistemet e mbrojtjes ajrore shihen në qiell gjatë natës teksa ushtarët ukrainas qëllojnë një dron gjatë një sulmi rus në Kiev.

Një burrë duke votuar në fshatin Hrusevo, Moldavi, gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit për integrim në Bashkimin Evropian më 20 tetor.

Një pamje nga lart tregon një burrë duke lundruar me një varkë nëpër baltë dhe mbeturina pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut që ndotën liqenin Jablanicko pranë Ostrozacit n Bosnjë e Hercegovinë.

Një djalë i vogël afgan hipur mbi një gomar të ngarkuar me enë për ujë përgjatë një rruge në distriktin Fajzabad të provincës Badakhshan.

Një burrë mban një flamur të vjetër komunist jugosllav (më lart) dhe një flamur të vjetër serb me yllin komunist me pesë cepa gjatë një ceremonie me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtimi nazist i Luftës së Dytë Botërore nga luftëtarët komunistë sovjetikë dhe vendas, në Beograd më 20 tetor.

Një ushtar ukrainas, operues i dronëve FPV shihet në pozicionin e tij në vijën e parë pranë qytetit të Pokrovskut.

Njerëzit marshojnë duke mbajtur pankarta me mbishkrimin "Ligjet janë krijuar për t'i mbrojtur abuzuesit", gjatë një proteste që synon rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën dhe paragjykimin ndaj grave në shoqërinë rumune, Bukuresht.