Fotografitë e javës
Fëmijët afganë duke udhëtuar me një automjet me tri rrota në provincën Balkh.
Lindja e diellit mbi zonën e biznesit Moskë-City në kryeqytetin rus.
Banorët e fshatit Trusinë reagojnë të pikëlluar pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën fshatin e tyre në Bosnj e Hercegovinë.
Banorët mblidhen pranë mbetjeve të një autobusi që ra në një luginë pranë Kuetas, kryeqyteti i provincës Baluçistan të Pakistanit.
Ndërtesat e banimit reflektohen në një fushë futbolli të përmbytur pas shiut të dendur në fshatin Kishelak në Bosnjë e Hercegovinë.
Një burrë hidhet nga mbetja e një rakete balistike në shkretëtirë, pas një sulmi nga Irani ndaj Izraelit, pranë qytetit jugor izraelit të Aradit.
Perëndimi i diellit mbi kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me rezidencën presidenciale në plan të parë.
Një djalë i vogël afgan duke ngarë biçikletën pranë një gruaje të veshur me burka përgjatë një rruge në periferi të Mazar-i-Sharifit.
Ekipet ukrainase të shpëtimit duke inspektuar dëmet e një ndërtese banimi pas një sulmi me raketa ruse në Harkiv herët më 3 tetor.
Një grua pakistaneze në një linjë telefonike në shërbimin e zjarrfikësve të Karaçit.
Një burrë mban dy fëmijë pasi mbërriti në aeroportin e Sofjes me një fluturim evakuimi të mbikëqyrur nga Qeveria bullgare nga Libani.
Pelegrinët hebrenj hasidikë kërcejnë në rrugët e qytetit ukrainas të Umanit si pjesë e festimeve për Vitin e Ri hebre, Rosh Hashanah.
Flaka shpërndahet nga një motoçikletë e djegur gjatë një tubimi në Karaçi të Pakistanit, për të protestuar kundër vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Një burrë afgan duke kaluar nëpër një rrugë të përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut në Kabul.
Dy kalimtare me çadra gjatë një dite vjeshte me shi në Sofje, Bullgari.
Një kalë me veshje zbukuruese gjatë një gare tradicionale me kuaj në fshatin Opojë në Kosovë.
Një grua afgane duke kërkuar materiale të riciklueshme mes mbeturinave plastike në një deponi plehrash në periferi të Mazar-e Sharifit.
Artistët nga Teatri i Vallëzimit Jazzart të Afrikës së Jugut, duke performuar gjatë Festivalit të Kulturës Botërore në Karaçi, Pakistan.