Fotografitë e javës

Besimtarët ortodoksë rusë gjatë një procesioni vjetor të kryqit Velikoretsky -- një nga pelegrinazhet më të vjetra dhe më të famshme të Rusisë -- për të nderuar ikonën e Shën Nikollës, në rajonin e Kirovit, rreth 1000 kilometra në lindje të Moskës, më 5 qershor.
 

Mohammad Hossein Aghamiri, një artist i specializuar në miniaturat persiane, duke punuar në një nga pjesët e tij që përshkruan al-Fatihan, kapitullin e parë t Kuranit, në punëtorinë e tij në Teheran.
 

Disa persona duke kërkuar materiale të riciklueshme në një deponi plehrash në periferi të Lahore, Pakistan.

Dy vizitorë të Panairit të 24-të të librit, në Prishtinë, i cili u hap më 5 qershor. Panairi priti dashamirët e librit përgjatë pesë ditëve.

Flladitësja me shumë ngjyra në këtë foto ka qenë vetëm njëra prej gjërave që kanë pasur me vete marshuesit, për t'u kombinuar me flamurin e komunitetit LGBTIQ+. Dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar Paradën e tetë e Krenarisë, dedikuar të drejtave të këtij komuniteti.

Veterinerët e huaj dhe stafi vendor duke kryer një kontrollë shëndetësore të një ariu të murrmë në strehën e arinjve "Katër putrat" në Mramor afër Prishtinës, Kosovë.

Një tregtar duke shitur bukë në një rrugë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Valentina Chernaya, 90 vjeçe, reagon pranë shtëpisë së saj të dëmtuar dhe ndërtesave të shkatërruara pas bombardimeve të fundit në fshatin Rozivka në rajonin e Donjeckut, Ukrainë.

Anëtarët aktivë të ushtrisë ukrainase dhe veteranët këndojnë himnin kombëtar gjatë një konkursi kualifikues për t'u bashkuar me ekipin kombëtar të Ukrainës për Lojërat Invictus 2025, në Kiev. Lojërat Invictus janë një ngjarje ndërkombëtare shumësportive, e themeluar nga Princi Harry, Duka i Sussexit, për ushtarët e plagosur dhe të sëmurë. 

Një punonjëse shëndetësore shkruan në murin e një shtëpie, në të cilën ajo ka vaksinuar një fëmijë gjatë fushatës së vaksinimit kundër poliomielitit  derë më derë në Peshavar, Pakistan.

Pjesëmarrësit garojnë gjatë festivalit të gomave të quajtur Bunar Fest, përgjatë lumit Lumbardhi në Prizren, Kosovë.

Ish-deputetja iraniane, Hamideh Zarabadi, duke u larguar nga një konferencë për shtyp pasi u regjistrua si kandidate për zgjedhjet presidenciale më vonë këtë muaj, në Ministrinë e Brendshme në Teheran.

Pjesëmarrësit e lëvizjes Tavush për Mëmëdheun zhvillojnë një aksion proteste përpara Komitetit Hetues Armen në Jerevan.

Mbështetësit e ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, festojnë pasi ai u lirua nga akuza për nxjerrje të sekreteve shtetërore pas një vendimi gjyqësor në Karaçi, Pakistan.

Emigrantët pranë barrierës kufitare prej metali që Polonia ngriti përgjatë kufirit me Bjellorusinë, në pyllin Bialovieza. Polonia thotë se Bjellorusia fqinje dhe mbështetësi i saj kryesor, Rusia, po i nxisin migrantët në Bjellorusi të nisen drejt Bashkimit Evropian.

Një çiklist nget biçikletën e tij në një rrugë të errësuar gjatë një ndërprerjeje të pjesshme të energjisë elektrike në Kiev.

Besimtarët ortodoksë rusë marrin pjesë në procesionin vjetor Velikoretsky, i cili është një nga pelegrinazhet më të vjetra dhe më të famshme të Rusisë, për të nderuar ikonën e Shën Nikollës në rajonin e Kirovit.