Fotografitë e javës
Një grua përdor një freskuese dore tradicionale brenda një treni në një ditë të nxehtë vere në Lahore, Pakistan, mes një vale të vazhdueshme të të nxehtit. Zyra meteorologjike e Pakistanit ka parashikuar tri valë të të nxehtit -- një tashmë është duke ndodhur dhe dy të tjera që priten në fillim dhe në fund të qershorit.
Demonstruesit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit armen, Nikol Pashinian, lidhur me transferimin e tokës në Azerbajxhanin fqinj, jashtë ndërtesës së Qeverisë në Jerevanin qendror.
Një burrë gjeorgjian duke protestuar kundër ligjit të diskutueshëm për "agjentët e huaj" jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, më 28 maj.
Një zog grabitqar është nxjerrë për shitje në një treg në Kabul.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një takim me kryeministrin belg, për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe të sigurisë në Bruksel, më 28 maj.
Një vullnetar rus vendos një flamur ukrainas mbi një automjet para dorëzimit të pajisjeve në Sofje më 28 maj për një njësi ushtarake joformale të përbërë nga rusë që luftojnë krah forcave të armatosura të Ukrainës të financuara nga donacionet e qytetarëve rusë dhe rusëve etnikë që jetojnë në Bullgari.
Një demonstrues në një autobus policie gjatë një proteste antiqeveritare në Jerevan, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit armen, Nikol Pashinian.
Një fermer afgan duke korrur grurë me dorë në Kandahar.
Një burrë që mban një flamur të Brigadës së 55-të të Artilerisë të Ukrainës, gjunjëzohet në një zonë përkujtimore me flamuj të Ukrainës dhe të vendeve të tjera që përkujtojnë luftëtarët e rënë, Sheshi i Pavarësisë në Kiev.
Burrat mbulojnë kokën me një leckë të lagur për t'u freskuar dhe për të shmangur diellin gjatë një dite të nxehtë vere në Pakistan.
Protestuesit gjeorgjianë marshojnë kundër projektligjit për "agjentët e huaj" në Tbilisi.
Të pranishmit i bëjnë nderimet e tyre mbretit të ndjerë Ferdinand I të Bullgarisë gjatë ceremonisë së varrimit në Pallatin Mbretëror, Vrana, në Sofje.
Një gazetar ulet para fotografive të presidentit të ndjerë iranian, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të Jashtëm të ndjerë, Hossein Amir-Abdollahian, gjatë ditës së parë të regjistrimit për zgjedhjet presidenciale në Ministrinë e Brendshme në Teheran.
Një punëtor duke punuar në një furrë tullash në Xhafarabad, në provincën Baluçistan të Pakistanit, mes valës së vazhdueshme të vapës.