Fotografitë e javës

Njerëzit bëjnë homazhe ndërsa pjesëtarët e Gardës së Nderit bartin arkivolin e romancierit dhe dramaturgut shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, gjatë ceremonisë shtetërore të lamtumirës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë më 3 korrik.

Metal De Facto ishin ndër pjesëmarrësit e festivalit “Prizren Rock and Blues” i cili bashkoi të gjitha gjeneratat në qytetin e dytë më të populluar në jug të Kosovës, Prizren.

Mural nga edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles” në Prishtinë. Me artin e tyre, rreth 130 artistë të grafitit përçuan mesazhe nën tematikën “Educate to Elevate”, ndërsa u dhanë ngjyra rreth 2.800 metrave katrorë mure të kryeqytetit të Kosovës. Festivali i artit të rrugëve sivjet u mbajt nga data 28 deri më 30 qershor në hapësirat pranë Stacionit të Trenave.

Pëllumbat qëndrojnë në një basoreliev që përshkruan një skenë nga jeta sovjetike e mesit të shekullit XX, pranë një stacioni metroje në Moskë. 

Një grua fotografohet bashkë me veteranët e Kirgizisë pranë një monumenti për ushtarët sovjetikë të vrarë në aksion në Afganistan gjatë pushtimit sovjetik të viteve 1979-1989, duke shënuar Ditën vjetore të Veteranëve të Luftimit në Parkun Memorial të Luftës Poklonnaya Hill në Moskë.
 

Një burrë duke peshkuar gjatë lindjes së diellit nga në skelë në Burgas në bregun e Detit të Zi të Bullgarisë.

Një punëtor komunal mban kukuvajkat e shpëtuara nga një pemë e rënë pas një stuhie të fuqishme në Podgoricë më 2 korrik.

Një djalë i vogël duke u freskuar në një shatërvan në Moskë.

Banorët vendës rreziten në plazh dhe notojnë në lumin Dnjepër në Kiev.

Ukrainasit strehohen nga dielli nën një ombrellë përpara flamujve kombëtarë ukrainas të vendosur për të përkujtuar ushtarët e rënë, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Mbështetësit e Gjeorgjisë të dëshpëruar duke shikuar ndeshjen e futbollit mes Gjeorgjisë dhe Spanjës, në Tbilisi më 30 qershor. Ecuria historike e Gjeorgjisë në turne përfundoi kur ajo humbi 4-1.

Një poster me kandidatin presidencial iranian, Masud Pezeshkian, është shfaqur në një rrugë në Teheran. 

Vladimir Norkin, 67 vjeç, i cili kujdeset për kishën e Shën Nikollës, punon për të riparuar kupolën e kishës në vendbanimin Toshkivka në rajonin e Luhanskut, të kontrolluar nga Rusia.

Djemtë afganë duke luajtur në një kanal uji në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan.