Një javë nëpërmjet fotografive

Pasojat e shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut. Shpërthimi e ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
 

Protestuesit u mblodhën jashtë objektit të transmetuesit publik të Gjeorgjisë më 1 dhjetor kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 26 tetorit, të cilat partia në pushtet pretendon se i ka fituar.

Një muze me gjësende dhe artefakte nga të mbijetuar t dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është hapur më 26 nëntor në Prishtinë, në ndërtesën e Fondacionit Jahjaga, i cili udhëhiqet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës duke përshëndetur një fëmijë në kazermën "Adem Jashari". Më 27 nëntor në Kosovë shënohet "Dita e Forcës", që simbolizon themelimin e FSK-së  dhe kazermat në mbarë vendin hapin dyert për vizitorë.

Sheshet e Prishtinës me flamuj kuqezi dhe flamuj të Kosovës me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një grua që mban një foshnjë, del nga një kabinë pasi ka votuar në zgjedhjet parlamentare të Rumanisë, Bukuresht,  1 dhjetor 2024.

Një demonstrues ka shkruar mendimin e tij në një pankartë gjatë protestave kundër zgjedhjeve parlamentare të tetorit, Tbilisi, 1 dhjetor 2024.

Një pamje e Kabulit përmes parmakëve në majën e kodrës Wazir Akbar Khan në kryeqytetin afgan.

Një mbështetës i partisë Tehrik-e Insaf të Pakistanit reagon me duar pasi policia hodhi gaz lotsjellës për ta shpërndarë një turmë që po protestonte në Islamabad, duke kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan.

Njerëzit duke ecur mes pemëve të mbuluara me borë në një mëngjes të ftohtë në një park në Kiev, Ukrainë.

Burrat afganë duke ecur me bagëtinë e tyre përgjatë një rruge në periferi të distriktit Fayzabad në provincën Badakhshan. 

Një demonstrues në Tbilisi ulet afër kordonit të policisë në kryeqytetin gjeorgjian teksa po protestonte kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Një çift ukrainas duke shëtitur në një park në një ditë me mjegull në Kiev.

Gratë duke ecur mes smogut të dendur në periferi të Lahores, Pakistan.

Gratë duke ushtruar joga gjatë një ndërprerjeje të energjisë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Një grua duke kaluar pranë një fotografie të ushtarëve rusë në një ekspozitë në ambient të hapur në qendër të Shën Petersburgut.

Një klerik ushtarak ukrainas duke lexuar një lutje para ushtarakëve në Herson në përvjetorin e dytë të çlirimit të qytetit nga pushtimi rus.

Burrat afganë duke përgatitur bukë në një furrë buke në Kabul.

Një ndërtesë banimi shumëkatëshe e shkatërruar nga lufta në Avdijivka.

Një grua largohet me qenin e saj nga ndërtesat e banimit që u goditën nga sulmet ruse me raketa në Harkiv.