Fotografitë e javës
Një dron shpërthen në qiell gjatë natës mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Disa iranianë djegin një flamur të SHBA-së gjatë një tubimi antiizraelit pas lutjeve të së premtes në Teheran.
Një ornitolog duke e fotografuar një zog laraman të kënetave, në fushat e kripura në Ulqin, Mali i Zi.
Një poster i vendosur në një ndërtesë në kryeqytetin iranian, në nderim të dhjetëra njerëzve që u vranë nga një shpërthim në një minierë qymyri në lindje të Iranit, Teheran, 23 shtator.
Një grua e plagosur shihet pranë ndërtesës së saj të banimit, e cila u godit nga një sulm ajror rus, në Zaporizhja në lindje të Ukrainës.
Një mjek ushtarak ukrainas duke trajtuar një ushtar të plagosur në rajonin e Donjeckut.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, (duke nënshkruar një predhë në qendër të fotos) viziton Fabrikën e Municioneve të Ushtrisë Scranton në Pensilvani derisa ishte në një udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara.
Një vajzë afgane duke vjelë pambuk në një fushë në provincën Kandahar.
Një çift shikon posterat që përshkruajnë ushtarë të vdekur ukrainas nga Brigada Azov në një ekspozitë në ambient të hapur në Kiev.
Një ushtar rus duke gjuajtur një raketë antitank në drejtim të forcave ukrainase.
Një gjimnaste ruse realizon një pikë akrobatike për një foto në Sheshin e Kuq, përballë kullës Spasskaya të Kremlinit dhe Katedrales së Shën Vasilit në qendër të Moskës.
Banorët kalojnë pranë një ndërtese të dëmtuar rëndë nga sulmet ruse në qytetin Pokrovsk, rajoni i Donjeckut.