Fotografitë e javës

Një kompani franceze e mjeteve piroteknike jep një shfaqje në skenë gjatë një koncerti si pjesë e Festivalit të 30-të vjetor Sziget të Hungarisë, në Budapest.

Një tank ukrainas duke kaluar pranë një automjeti që po digjet afër kufirit ruso-ukrainas në rajonin Sumi të Ukrainës.

Banorët shikojnë përhapjen e një zjarri pranë fshatit Vrben në Maqedoninë e Veriut.

Tymi mbi malet e Prevallës, një zonë turistike në Kosovë, e cila për më shumë se dhjetë ditë u përball me disa vatra zjarri. Lokalizimi i tyre u bë i mundur vetëm me intervenim nga ajri.

Shtatorja e Zonjës së Madhe që besohet të jetë qindra vjet e vjetër, në kulmin e festës shëtitet përreth Letnicës, në Letnicë, një vendbanim në Kosovë i banuar kryesisht nga komuniteti kroat, nën shoqërimin e lutjeve e vargjeve të kënduara në shqip e kroatisht.
Një shofer në Peshavar ka zbukuruar automjetin e tij me ngjyrat e flamurit kombëtar të Pakistanit për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit, më 14 gusht.
Një grua e moshuar duke ecur përgjatë rrugës pranë kufirit ruso-ukrainas në rajonin Sumi të Ukrainës.
Një ushtar i plagosur ukrainas kërkon fotografi të shokëve të tij në Murin e Kujtimit të të rënëve në mbrojtje të të Ukrainës në Kiev.
Një anëtar i komisionit zgjedhor të Kazakistanit rregullon stemën e vendit në një mur në Astana, gjatë përgatitjeve në një qendër votimi për zgjedhjet presidenciale në vendin e Azisë Qendrore.
Vizitorët hedhin pluhur me ngjyrë mbi njëri-tjetrin gjatë festivalit vjetor, Dita e Indisë, në Moskë, Rusi, më 15 gusht.
Një astronom qëndron pranë kamerave të tij dhe shikon qiellin me yje duke pritur të shohë dhe fotografojë shiun e meteorëve Perseid mbi liqenin Kozjak, në Maqedoninë e Veriut.
Valltarë të një ansambli të folklorik meksikan presin të japin shfaqjen e tyre në një festival vallëzimi në Prishtinë, Kosovë.
Vendasit pastrojnë mbeturinat pas një sulmi me raketë në një shtëpi pranë Brovarit, në rajonin e Kievit, Ukrainë.
Rusët e evakuuar nga luftimet gjatë një inkursioni ukrainas në Rusi, duke pritur në radhë për të marrë ndihmë humanitare në një qendër shpërndarjeje në Kursk, më 12 gusht.
Anëtarët e grupit meksikan të vallëzimit folklorik, Tumbi Uarhari, duke performuar në festivalin e arteve dhe vallëzimit Newborn në Prishtinë.