Një javë nëpër fotografi
Vullkani Klyuchevskoy, një nga vullkanet më të larta aktive në botë, ka shpërthyer në gadishullin verior të Kamçatkës të Rusisë.
Një grua e moshuar merr një gazetë me informacione për zgjedhjet në rrugën kryesore të Kishinaut. Moldavët votuan në zgjedhjet lokale të mbajtura më 5 nëntor.
Shpëtimtarët dhe zjarrfikësit ukrainas shihen në vendin ku ndodhi një sulm rus me dron gjatë natës së 3 nëntorit në Harkiv.
Një vagon treni, i cili u godit nga plumbat rusë gjatë evakuimit të civilëve nga qyteti Irpin në mars të vitit 2023, u ekspozua në sheshin St. Mykhaylo të Kievit.
Refugjatët afganë në Pakistan duke ecur drejt kufirit Pakistan-Afganistan në Torkham më 3 nëntor.
Muzikantë dhe valltarë uzbekë duke u larguar pas përfundimit të një ceremonie mirëseardhjeje për presidentin francez, Emmanuel Macron, në Samarkand.
Të rinj të veshur me kostume gjatë festimeve për Halloween shihen duke ecur mes shiut të dendur në Prishtinë, Kosovë.
Banorët vendas shikojnë vagonët e trenave të djegur pas granatimeve në një kryqëzim hekurudhor në Donjeck.
Lejlekët duke fluturuar lart mbi një fabrikë gazi në parkun e madh kombëtar Hortobagy të Hungarisë.
Refugjatët afganë mbërrijnë me kamionë nga Pakistani në pikën kufitare Torkham në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit më 30 tetor. Islamabadi lëshoi një urdhër për 1.7 milion afganë, për të cilët tha se jetonin ilegalisht në Pakistan, që të largohen deri më 1 nëntor ose do të dëbohen.
Një familje shikon fotografitë e ushtarëve të rënë nga Lufta e Dytë Botërore të ekspozuara në një muze në Kiev.
Një vajzë refugjate afgane buzëqesh në një kamion ndërsa niset për në vendin e saj para skadimit të afatit të caktuar nga Islamabadi që imigrantët e paligjshëm të largohen në kampin e refugjatëve të UNHCR-së dhe qendrën e riatdhesimit në Nowshera më 30 tetor.
Mbështetësit e opozitës ndezin një zjarr gjatë një proteste kundër Andrija Mandiqit, një udhëheqës pro-serb dhe pro-rus i aleancës Për të Ardhmen e Malit të Zi, i cili u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit, në Podgoricë më 30 tetor.
Një grua afgane teksa përgatitet të niset për në atdheun e saj në Karaçi, Pakistan, më 30 tetor. Qeveria e Pakistanit në fillim të këtij muaji urdhëroi të gjithë refugjatët afganë, që sipas saj po qëndronin në mënyrë të paligjshme, të largohen nga vendi deri në fund të tetorit ose do të përballen me dbimin.
Një grua duke bërë shenjën e kryqit në monumentin Muri i Pikëllimit në një ditë përkujtimi për viktimat e represioneve politike në Moskë më 30 tetor.
Një akrobat i veshur me kostum të veçantë ecën mbi këmbë të gjata druri mes pjesëmarrësve në West Side Hallo Fest, një festival për Halloween (Nata e Shtrigave) në Bukuresht, Rumani, më 28 tetor. Festivali, i cili u zhvillua përgjatë tri ditëve në Ishullin e Engjëjve, mblodhi mbi 80.000 pjesëmarrës.
Dy burra përqafohen pranë flamujve të vendosur në Sheshin e Pavarësisë në përkujtim të ushtarëve të rënë ukrainas në qendër të Kievit, 30 tetor 2023.