Një javë nëpër fotografi
Ushtarët e Forcave Evropiane (EUFOR), të rreshtuar gjatë stërvitjeve në një bazë në Butmir, Sarajevë.
Mjekët ushtarakë ukrainas duke prerë uniformën e një ushtari të plagosur nga Brigada e Tretë Sulmuese, në një spital fushor pranë Bahmutit.
Një shitës afgan duke shitur bukë në një rrugë në Kabul.
Emigrantët e ndaluar të ulur në gjunjë me duar të lidhura me pranga në kampin e tyre të improvizuar afër kufirit Serbi-Hungari, pranë qytetit të Suboticës, Serbi.
Një burrë që mban orë muri për shitje duke ecur përgjatë dyqaneve të mbyllura të këmbimit valutor në Peshavar, Pakistan.
Një djalë duke vrapuar mes një reje mjegulle të krijuar nga spërkatja për të frenuar përhapjen e virusit Denge që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave të llojit Aedes, në Karaçi, Pakistan.
Tifozët rumunë të futbollit shpalosën një pankartë ku shkruhej "Kosova është Serbi", çka bëri që loja të pezullohej përkohësisht gjatë ndeshjes kualifikuese për "Euro 2024" ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Arenën Kombëtare në Bukuresht, më 12 shtator. Një pjesë e tifozëve rumunë brohorisnin "Serbi, Serbi", sipas agjencisë Reuters.
Një jelek gjigant antiplumb është vendosur në monumentin e Princeshës Olga pranë një ekspozite të makinerive ushtarake ruse të shkatërruara në Kiev. Persona të paidentifikuar e vendosën jelekun antiplumb në statujë me mbishkrimin: “Ajo ka nevojë për parzmore”. Në mars 2022, rreth monumentit u vendosën thasë me rërë për ta mbrojtur atë nga granatimet e mundshme.
Një punëtor gjatë punës për restaurimin e varrezave më të mëdha hebraike në Karaçi, Pakistan.
Kamionët shihen të parkuar përgjatë një rruge pranë kufirit Pakistan-Afganistan në Torkham. Kalimi kufitar Torkham u mbyll më 6 shtator pas përleshjeve mes forcave kufitare të të dyja vendeve.
Pakistanezët duke shikuar ndeshjen e kriketit ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, e vlefshme për Kupën e Azisë, në një ekran të madh në një qendër tregtare në Karaçi.
Punëtorët afganë gjatë procesit të përpunimit të kokrrave të rrushit në rrush të thatë në Kandahar. Dhoma e Tregtisë e Kandaharit tha se 10.000 tonë rrush të thatë me vlerë 32 milionë dollarë u eksportuan nga Kandahar në Pakistan, Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. vitin e kaluar.
Fëmijët në Izjum në rajonin e Harkivit të Ukrainës gjatë një feste që shënon përvjetorin e parë të rimarrjes së qytetit të tyre mes pushtimit rus më 10 shtator.
Një tregtar duke shitur mish në një dyqan në Peshavar, Pakistan.
Punëtorët që punojnë me paga ditore, duke pritur për punë në Peshavar, Pakistan.
Pacientët afganë që vuajnë nga sëmundjet e gjakut duke u trajtuar në një spital në Kabul. Pacientët protestuan ndaj mungesës së barnave në bankën qendrore të gjakut. Qeveria e kontrolluar nga talibanët pretendon se numri i pacientëve po rritet, por ka mungesë të ilaçeve për trajtim. Pacientët u bënë thirrje organizatave, sikurse Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila i ka ndihmuar më parë, që ta trajtojnë këtë çështje.
Ushtarët ukrainas i bëjnë homazhe bashkëluftëtarit të tyre, Serhiy Yarmolenko, i cili u vra gjatë një beteje kundër trupave ruse në rajonin e Donjeckut. Ceremonia mortore u mbajt në Kiev.
Ushtari i verbër ukrainas, Ivan Soroka (në mes), i rrethuar nga gruaja e tij, Vladislava Ryabets (majtas) dhe vjehrra e tij, gjatë ditës së dytë të dasmës së tij në periferi të Kievit.
Ndihmësmjekët ukrainas nga Brigada e 3-të Sulmuese teksa e bartin një të plagosur për në ambulancën e evakuimi pranë Bahmutit.
Muhammad Ismail, 40 vjeç, qëndron ulur me familjen e tij derisa pret të kalojë pikën kryesore kufitare Afganistan-Pakistan, në Torkham, Pakistan.
Një postier kalon pranë një posteri në Baku.
Armët e kapura armene janë prezantuar në një ekspozitë në Baku.