Java nëpërmjet fotografive
Policia duke arrestuar një mbështetës të ish-kryeministrit pakistanez dhe liderit të opozitës, Imran Khan, në një demonstratë në Peshavar pasi Khan u arrestua pas urdhrit të gjykatës e cila e dënoi atë me tre vjet burgim më 5 gusht.
Një djalë mban fotografinë e një ushtari gjatë një proteste për ushtarët e zhdukur ukrainas dhe robërit e luftës, që u mbajt në Sheshin e Pavarësisë në Kiev më 4 gusht.
Një pamje nga një helikopter tregon rrëshqitjen e dheut në vendpushimin Shovi, në Gjeorgji, më 4 gusht.
Njerëzit duke vallëzuar valle popullore ukrainase në kodrën e Shën Volodimirit në qendër të Kievit në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia.
Fëmijët afganë duke bartur ujë me shtamba derisa ecin përgjatë një rruge në një fshat në provincën Parvan.
Një vajzë iraniane duke shijuar freskinë e ujit në një shatërvan mes temperaturave në rritje në Teheran.
Hëna e plotë e fotografuar mbi Shkup më 1 gusht.
Një punëtor mirëmbajtjeje qëndron jashtë një ndërtese të dëmtuar qeveritare në Kiev pas sulmeve ruse me dronë.
Pjesëtarët e medias përreth një embleme sovjetike të hequr nga Monumenti i Mëmëdheut në Kiev.
Një superhënë e njohur si Hëna Sturgeon e fotografuar pas statujës së një engjëlli në Shën Petersburg, Rusi, më 1 gusht.
Një djalë duke luajtur në buzë të lumit Naguman në periferi të Peshavarit, Afganistan.
Të afërmit duke qarë për trupin e një roje të vrarë pasi persona të armatosur të paidentifikuar qëlluan dy oficerë policie të vendosur që po mbronin një ekip vaksinimi ndaj poliomielitit, në Quetta. Pakistani është një nga tri vendet endemike të poliomielitit në botë, së bashku me Afganistanin dhe Nigerinë.
Një imazh i marrë me dron tregon retë rreth Kalasë Salgo gjatë perëndimit të diellit pranë Salgotarjanit, Hungari.
Një fëmijë luan me një makinë lodër të telekomanduar gjatë seancës dëgjimore të Andrew Tate dhe vëllait të tij, Tristan, brenda ndërtesës së Gjykatës së Apelit në Bukuresht. Andrew Tate, personaliteti përçarës i mediave sociale, i cili akuzohet në Rumani për përdhunim, trafikim me qenie njerëzore dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave, apeloi kundër vendimit të gjykatës që e mbante atë dhe vëllain e tij në arrest shtëpie gjatë kohëzgjatjes së gjykimit të tij.
Priftërinjtë duke spërkatur me ujë të shenjtë gjatë një riti fetar më 30 korrik që synon të kryejë një "pastrim", sipas pjesëmarrësve, të rrugës së ndjekur nga Parada e Krenarisë, e cila u zhvillua një ditë më parë në Bukuresht.
Gratë duke mbajtur pankarta me mbishkrimin "Asnjë më shumë" gjatë një demonstrate kundër dhunës në familje në Sofje më 31 korrik. Tubimi pasoi një rast dhune tronditëse kundër një gruaje 18-vjeçare nga partneri i saj.
Të afërmit dhe vajtuesit bartin arkivolin e një viktime të vrarë në sulmin vetëvrasës me bombë të 30 korrikut në distriktin Bajaur të provincës Khyber Pakhtunkva, në Pakistan. Grupi ekstremist Shteti Islamik-Khorasan (IS-K) mori përgjegjësinë për sulmin, i cili vrau të paktën 54 persona dhe plagosi 100 të tjerë në një tubim politik.
Të varurit nga droga shihen ulur brenda një qendre afgane rehabilitimi dhe trajtimi nga droga në distriktin Takhta Pul të provincës Kandahar.
Kamionët armenë që transportojnë ndihma humanitare për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, shihen të bllokuar jo shumë larg nga një pikë kontrolli azerbajxhanas të ngritur në hyrje të Korridorit Lachin, e vetmja lidhje tokësore e Karabakut me Armeninë, më 30 korrik. Rruga është bllokuar nga Azerbajxhani për më shumë se shtatë muaj.
Një djalë afgan duke shitur ëmbëlsira në rrugë, Kabul.