Një javë nëpërmjet fotografive

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të ndriçuara rozë në kuadër të aktiviteteve të organizuara me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Prishtinë 29 tetor 2024.

Objekti i ngrohtores së Prishtinës, Termokos, i ndriçuar me ngjyrë rozë me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Prishtinë 29 tetor 2024.

Njerëzit ndezin qirinj para bashkisë së Novi Sadit, në nderim të 14 viktimave që humbën jetën nga shembja e strehës së një stacioni hekurudhor në këtë qytet, më 1 nëntor 2024.

Një grua e moshuar qëndron ulur në një ulëse në rrugë pranë një afisheje elektorale në qendër të të Kishinjevit. 

Mjegulla e vjeshtës në një varrezë në Piliny, Hungari, në prag të Ditës së Gjithë Shenjtorëve.

Mundësit duke luftuar me njëri-tjetrin gjatë ngjarjes tradicionale të mundjes, Sindhi Malakhra në Karaçi, Pakistan. Gjatë një dyluftimi Malakhra, të dy mundësit lidhin leckë të përdredhur rreth belit të kundërshtarëve të tyre. Ata më pas kapin leckën e belit të kundërshtarit dhe përpiqen ta hedhin atë në tokë.

Kometa C/2023 A3-Tsuchinshan-ATLAS, meteorët dhe gjurmët satelitore në qiellin e natës mbi kompleksin përkujtimor të Betejës së Didgorit në Gjeorgji.

Pjesëmarrësit duke lundruar nëpër lumë gjatë një organizimi për Halloween në Rackevei-Duna, në Szigetszentmiklos, Hungari.

Ekipet ukrainase të shpëtimit duke punuar në një ndërtesë nëntëkatëshe që u godit nga sulmet ruse në Harkiv më 30 tetor. Sulmi vrau tre persona plagosi të paktën 36 të tjerë. Dy djem, të moshës 11 dhe 15 vjeç, ishin në mesin e të vrarëve, njoftuan autoritetet.

Një fëmijë merr pika vaksine kundër poliomielitit gjatë fushatës së vaksinimit derë më derë në Peshavar, Pakistan. Pakistani ka nisur fushatën mbarëkombëtare kundër poliomielitit që synon të vaksinojë 45 milionë fëmijë nën 5 vjeç në 71 rrethe të prekura. Sëmundja mbetet endemike vetëm në Pakistan dhe Afganistan.

Një burrë duke shitur lodra që krijojnë flluska në një ditë me diell në një park në kryeqytetin moldav, Kishinjev.

Indeksi i cilësisë së ajrit në Lahore arriti nivele alarmante në Lahore, duke bërë që të zbatohen oraret e reja për shkollat deri më 31 janar. 

Një grua e moshuar duke shëtitur me një djalë në një park në një ditë vjeshte në Moskë.

Rekrutët e rinj të Brigadës së 126-të të Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës gjatë një stërvitjeje ushtarake në një terren stërvitor në jug të Ukrainës.

Një person shikon fotot e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, jashtë Ambasadës së Koresë së Veriut në Moskë. NATO iu bashkua Seulit, Uashingtonit dhe Kievit për të konfirmuar vendosjen e trupave të Phenianit në rajonin Kursk të Rusisë, në kufi me Ukrainën.

Vita Tkachenko, e cila u plagos nga copat e bombave ndërsa ishte në gjumë, shikon dëmtimin e banesës së saj pas sulmeve ruse me dron në Kiev, më 29 tetor.

Protesta e opozitarëve në Tbilisi. Ëndrra Gjeorgjiane e shpalli fitoren me pothuajse 54 për qind të votave, duke i nxitur mijëra njerëz të protestojnë kundër rezultatit zgjedhor, i cili, sipas tyre, u manipulua nga partia në pushtet përmes taktikave të stilit rus.