2023-shi nga objektivi ynë
Deponia e mbeturinave në Mirash. Në mungesë të një fabrike për trajtimin e mbeturinave me origjinë shtazore, ato jo rrallë herë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zona urbane, dhe pastaj dërgohen si mbeturina të amvisërisë në deponinë sanitare në Mirash.
Zjarri nga furra që djeg nikelin në Ferronikel. Në fund të tetorit të vitit 2021, punëtorët e Ferronikelit kishin protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar ndihmë që puna e tyre të mos ndërpritej. Koorporata metalurgjike në Drenas, NewCo Ferronikeli Complex LLC, rinisi prodhimin pas dy vjetësh.
Një ushtar i lënduar i KFOR-it duke u bartur me barelë në Zveçan, më 29 maj 2023, kur gjatë protestave të vazhdueshme të serbëve në komunat veriore, ishin sulmuar dhe kishin pësuar lëndime 30 ushtarë të KFOR-it.
Performancë artistike gjatë hapjes së Ekspozitës së Holokaustit nga Organizata joqeveritare Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë.
Një tregtar perimesh në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.
Kosova e kishte mbyllur vitin 2022 me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind, ndërsa në muajin tetor të vitit 2023, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit ishte 3.3 për qind.
Disa valltarë duke vallëzuar në skenë në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe Arteve, Newborn Kosova, i cili u mbajt në muajin gusht.
Në këtë festival, me karakter garues, marrin pjesë rreth 350 performues nga nëntë shtete të ndryshme të botës.
Një fëmijë duke ngarë bicikletën në shtegun e mbuluar nga gjethet në Parkun e Arbërisë më 20 tetor 2023.
Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi të mërkurën e 29 nëntorit kundër vizitës në Kosovë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bomba tymuese pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.
Ura e ndriçuar mbi Lumbardhin e Prizrenit gjatë Dokufestit.
Çdo vit, mijëra persona nga Kosova dhe e mbarë bota mblidhen në Prizren për të ndjekur nga afër Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest.
Tymi del nga tymtarët e termocentralit me thëngjill në Obiliq, më 15 nëntor 2023.
Në Obiliq - rreth 10 kilometra larg Prishtinës - janë dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, që prodhojnë rrymë duke djegur thëngjill. Rrjedhimisht, Prishtina dhe Obiliqi mbeten dy komunat me ajrin më të ndotur në Kosovë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.
Superheronjtë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.
Vullnetarët nga Klubi Alpin i Prishtinës dhe Kujdesi për Fëmijët e Kosovës, të veshur me kostume të superheronjve dhuruan dhurata për fëmijët në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, më 15 dhjetor 2023. Kjo ishte hera e katërt që u organizua kjo ngjarje.
Atmosfera festive në kryeqytetin e Kosovës e parë nga lart nga fokusi i fotoreporterit të Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena
Janjeva veçohet për “multikulturalizmin dhe multietnicitetin” e fshatit.
Fshati Janjevë i përket komunës së Lipjanit, rreth 20 kilometra larg Prishtinës, dhe aty, përveç kroatëve, jetojnë shqiptarë, turq dhe romë.
Shënimi i golit nga lojtari Milot Rashica. Kosova fitoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar me Izraelin në Prishtinë, 12 nëntor 2023
Tre minatorë në grevën 10-ditëshe në një nga objektet minierës se Stantërgut.
Minatorët hynë në grevë më 24 tetor duke kërkuar kushte më të mira të punës. Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Por, muajt e fundit, minatorët i kanë marrë pagat mujore të ndara në dy pjesë.
Minatorët nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore dhe vazhdimisht kanë kërkuar t’i kenë ato.
Armë, municion, pajisje ushtarake, automjete etj u ekspozuan në Mitrovicë të Jugut nga Policia e Kosovës. Ky arsenal i madh armësh dhe municionesh u gjetën në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku pas një sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës, u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre persona të armatosur.
Njerëzit ndezin qirinj para Stacionit të Policisë në kujtim të policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra nga persona të armatosur në fshatin Banjskë afër kufirit me Serbinë. Prishtinë më 24 shtator 2023.
Në automjetet e policisë së Kosovës që më 27 shtator ishin duke patrulluar në veriun e banuar me shumicë serbe, shihen gjurmët e shumta të shkaktuara nga sulmi me armë zjarri në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Një pamje e Shpellës së Gadimes e cila gjendet në komunën e Lipjanit në Kosovë. Kanalet, galeritë dhe boshllëqet e kësaj shpelle janë krijuar në mermer paleozoiku, çka e bëjnë këtë shpellë të rrallë dhe të veçantë dhe me përmasa botërore.
Përmbytjet në Skënderaj si pasojë e reshjeve të dendura në fillimvit, 20 janar 2023.
Dëmet e shkaktuara në një fermë pulash pas përmbytjeve në Skënderaj, 24 janar 2023.
Refugjatët afganë në Shqipëri gjatë Festës së Bajramit. Tash e gati dy vjet, qindra refugjatë afganë të vendosur në Shqipëri presin dritën e gjelbër për të migruar në SHBA.
Dy fëmijë në manifestimin kryesor të faljes së Fitër Bajramit që u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Abdulrrahman Safe, një refugjat afgan në Shqipëri, duke pritur me fëmijët e tij para një floktarie për t'i shkurtuar flokët para festës së Kurban Bajramit.
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.
Në afërsi të hekurudhave në Fushë Kosovë, një hapësirë e braktisur është kthyer në kënd lojërash për fëmijët e komunitetit rom.