Java nëpërmjet fotografive

Trupi i një ushtaraku ukrainas i vrarë së fundmi prehet në një arkivol gjatë funeralit të tij pranë një varreze në Harkiv.

Njerëzit duke shikuar nga brenda një kafeneje në kryeqytetin rumun, Bukuresht, ndërsa anëtarët e sindikatave janë mbledhur gjatë një proteste të quajtur "Marshi kundër varfërisë", si thirrje për rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe çmime të kontrolluara nga qeveria për energjinë dhe produktet bazike.

Oficerët e policisë në Islamabad duke u përpjekur t'i ndalojnë përkrahësit e zemëruar të partisë politike të Pakistanit Tehreek-e-Insaf pasi Komisioni Zgjedhor i Pakistanit e ndaloi liderin dhe ish-kryeministrin e saj, Imran Khan, të kandidojë në zgjedhje për pesë vjet si rezultat i akuzave për korrupsion.

Një nënë duke qarë teksa takohet me djalin e saj, anëtar i milicisë së entitetit të vetëshpallur separatist në Donjeck, i cili u lirua gjatë një shkëmbimi të burgosurish me Kievin.

Kateryna, 70 vjeç, duke shikuar nga dritarja ndërsa mban një qiri për dritë brenda shtëpisë së saj në Borodianka, ku pati një ndërprerje të energjisë, Ukrainë, më 20 tetor.

Vullnetarët ukrainas duke e lutur një grua të moshuar vendase të largohet nga shtëpia e saj, e cila ndodhet në një zonë luftimi në fshatin Zarechne në rajonin e Donjeckut.

Një burrë duke kaluar pranë një billbordi në kryeqytetin hungarez, Budapest, me mbishkrimin "Ne po ndëshkohemi nga sanksionet e Brukselit" kundër Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.

Një burrë duke kaluar pranë një grafiti në një mur në Kupyansk, ku shkruan: "Ne do të rrisim dashurinë në botë dhe për këtë ne do të TË TRIUMFOJMË!"

Flakët dhe tymi në vendin e ngjarjes pasi një avion luftarak u përplas në një zonë banimi në Yeysk, Rusi, më 17 tetor. Ushtria ruse tha se një prej avionëve të saj luftarakë u rrëzua pranë një ndërtese apartamentesh në Yeysk, një qytet port në Detin Azov, pas dështimit të motorit gjatë ngritjes. Përplasja shkaktoi një shpërthim të madh që vrau të paktën katër persona, gjashtë janë ende të zhdukur dhe duke plagosur 21 të tjerë, tetë prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë. Një nga pilotët (djathtas) u hodh me parashutë.

Një ushtar ukrainas strehohet ndërsa bie sirena gjatë një sulmi me dron rus në Kiev, më 17 tetor.

Lejlekët duke shtegtuar gjatë perëndimit të diellit mbi liqenin Elepi, në Hungarinë verilindore.

Një grua ruse duke kaluar pranë një ekspozite të ushtarëve që luftuan në Ukrainë të quajtur "Heronjtë me një zemër të përjetshme ruse" në Moskë, më 17 tetor.

Zjarrfikësit duke fikur zjarrin pas një sulmi me dron në ndërtesa banimi në Kiev, më 17 tetor.

Pamje e Hënës mbi Moskë më 17 tetor.

Ushtarët ukrainas bartin një arkivol gjatë funerali të Valeriy Khoroshevit, i cili u vra kohët e fundit derisa luftonte kundër trupave ruse, në Lviv, Ukrainë, më 18 tetor.

Ndriçimi i rrugëve u kufizua në Kiev për të kursyer energjinë elektrike, më 19 tetor.

Fluturimi i zogjve shtegtarë, skena të luftës në Ukrainë dhe rrëzimi i një avioni luftarak në Rusi janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ka zgjedhur imazhet më të veçanta.