Java nëpërmjet fotografive
Një specialist duke shikuar nga një helikopter gjatë një operacioni për të kontrolluar zjarret në rajonin lindor Abai të Kazakistanit.
Një shitës i frutave të mangos në një rrugë në Kandahar, Afganistan.
Njerëzit vizitojnë plazhin pavarësisht paralajmërimeve për afrimin e ciklonit Biparjoy, në Karaçi, Pakistan.
Anëtari i një ekipi ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) gjatë inspektimit të termocentralit bërthamor të Zaporizhya të Ukrainës më 15 qershor.
Valltarët folklorikë hungarezë duke vallëzuar në një ngjarje kulturore në Budapest.
Një qen në një autobus mes përmbytjeve pas thyerjes së digës Kahovka në Herson, Ukrainë.
Bismillah, një djalë 6-vjeçar afgan, punon në një furrë tullash për të mbajtur familjen e tij në Kandahar. Ai fiton rreth 2 dollarë në ditë. Dita Botërore kundër punës së fëmijëve u shënua më 12 qershor.
Humveet e shkatërruara të përdorura nga ushtria amerikane gjatë luftës kundër talibanëve në Afganistan, shihen të grumbulluara për t'u shitur si skrap në qytetin Kandahar.
Një grua iraniane kalon pranë një murali në një rrugë në Teheran.
Një burrë duke u freskuar gjatë motit të nxehtë në Karaçi, Pakistan.
Aktorë të veshur me kostume duke vallëzuar në një festival vjetor historik, Times and Epochs, shënojnë Ditën e Rusisë në sheshin Pushkin të Moskës, më 12 qershor.
Njerëzit shijojnë valët që ngrihen lart të baticës në Detin Arabik në Karaçi, Pakistan.
Anijet e peshkimit janë ankoruar në port pas paralajmërimit nga autoritetet pakistaneze për ciklonin Biparjoy në Karaçi.
"Fregata Rossia" me vela të kuqe duke lundruar në lumin Neva gjatë provave për festën “Scarlet Sails” në Shën Petersburg, Rusi.
Një djalë pret të evakuohet në kampet qeveritare të ndihmës para arritjes së ciklonit në distriktin Sujawal të provincës Sindh të Pakistanit.
Novak Gjokoviq i Serbisë feston me fëmijët fitoren e trofeut të French Open më 11 qershor.
Gratë nga Srebrenica mbajnë një pankartë me fotografitë e viktimave të masakrës së Srebrenicës të vitit 1995 gjatë një demonstrate në Zenicë, Bosnjë e Hercegovinë, më 11 qershor.
Një burrë i zhytur deri në bel në ujin që ka përmbytur oborrin dhe shtëpinë e tij në Afanasijivka në rajonin Mikolajiv të Ukrainës.
Njerëzit duke pritur në radhë në Kabul për kontrolle falas të syve.
Marija Miliceviq (djathtas) dhe motra e saj, Vedrana, vizitojnë shtëpinë Hobbit në fshatin Rakova Noga, afër Kreshevës, Bosnje dhe Hercegovinë.
Ekipet e shpëtimit pranë një blloku apartamentesh të goditur nga një raketë ruse në Krijvi Rih, rajoni Dnipropetrovsk, Ukrainë.
Fëmijët duke peshkuar në një lumë në rrethin Alingar të provincës Laghman, Afganistan.
Një ushtar ukrainas në vijën e frontit pranë fshatit të sapoçliruar të Neskuçne në rajonin e Donjeckut, Ukrainë.
Të zhvendosurit nga cikloni marrin ushqim pranë një strehe të përkohshme të vendosur në një shkollë në Sujaval të provincës Sindh të Pakistanit.
Një banore ruan gjërat e mbetura nga shtëpia e saj e dëmtuar si pasojë e një sulmi rus në Kramatorsk, Ukrainë.
Një fermer afgan duke situr grur në fshatin Ghelvan në periferi të Heratit.