Java nëpërmjet fotografive
Myslimanët shiitë iranianë dhe irakianë rikthejnë Betejën e Qerbelasë me ceremonitë gjatë Ditës së Ashures në Teheran më 28 korrik.
Një grua iraniane duke endur një qilim punëdore në një punishte thurjesh në një shtëpi në Nushabad në provincën qendrore Kashan të Iranit. Dikur një eksportues i rëndësishëm, industria e qilimave të Iranit është ndikuar nga sanksionet për programin e tij bërthamor.
Djemtë duke u hedhur në lumin Naguman për t'u freskuar mes motit të nxehtë në periferi të Peshavarit, Pakistan.
Gratë iraniane duke marrë pjesë në një ritual zie pak para Ditës së Ashures, dita më e shenjtë në kalendarin mysliman shiit, në Teheran më 27 korrik.
Mjekët duke ndihmuar ushtarët e plagosur ukrainas brenda një spitali fushor pranë vijës së parë të frontit të luftimeve t Rusisë në Ukrainë.
Valltarë popullorë nga Meksika marrin pjesë në një festival të vallëzimit popullor në Manastir, Maqedonia e Veriut.
Rrufeja e fotografuar mbi qytetin e Kievit gjatë një stuhie.
Një grua dhe një vajzë duke notuar në ujin e një stacioni të braktisur ujit ës në fshatin Frasinet, Rumani.
Një grua freskohet duke kaluar nëpër mjegull uji gjatë një dite të nxehtë vere në Bukuresht.
Shitësit e frutave në një rrugë të përmbytur në Karaçi, Pakistan.
Priftërinjtë duke bekuar një familje në rrugë gjatë ceremonisë së varrimit të një ushtari ukrainas që u vra në vijën e frontit pranë Kupjansk, në Opak, Ukrainë.
Një burrë duke kërcyer nga një urë gjatë garës vjetore të zhytjes me hedhje nga lart pranë qytetit të Gjakovës në Kosovë.
Një grua reagon teksa sheh katedralen ortodokse në Odesa pasi ajo u dëmtua gjatë sulmeve me raketa ruse në qytetin port ukrainas.
Njerëzit duke bartur trupat e fëmijëve që vdiqën nga përmbytjet e shpejta në distriktin Jalrez të provincës Maidan Wardak të Afganistanit.
Demonstruesit mblidhen në Stepanakert për të kërkuar rihapjen e një rruge të bllokuar që lidh rajonin e Nagorno-Karabakut me Armeninë dhe për të dënuar veprimet që çuan drejt krizës në rajon më 25 korrik.
Një burrë afgan heq perdet brenda një sallon bukurie në Kabul më 25 korrik. Talibanët urdhëruan që sallonet e bukurisë në të gjithë vendin të mbylleshin deri në fund të muajit.
Flamuri ukrainas valëvitet pranë Monumentit të Atdheut në Kiev.
Ziad el-Sissy i Egjiptit (përpara) dhe Sandro Bazadze i Gjeorgjisë reagojnë gjatë garës gjysmëfinale individuale të meshkujve me shpatë në Kampionatin Botëror të Skermës FIE në Milano, Itali.
Hekurpunuesit mprehin mallrat e tyre gjatë ekspozimit të thikave me zinxhirë gjatë Ditës së Ashures, në Lahore, Pakistan.