Java nëpërmjet fotografive
Burrat myslimanë mbajnë arkivole me eshtrat e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995 në Potoçari, Bosnjë e Hercegovinë, më 9 korrik.
Një prift duke shikuar celularin e tij ndërsa kalon pranë afreskeve në një mur të katedrales Shën Michael në Kiev.
Një vrapues freskohet me ujë në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Alina duke përqafuar burrin e saj, Andriy, në një spital në Kiev. Andriy, një oficer i zbulimit ajror i Brigadës së 47-të të Ushtrisë së Ukrainës, me emrin e koduar Apostulli, u plagos rëndë në një betejë me trupat ruse në rajonin e Zaporizhjas.
Samed Alic qan me vajzën e tij pranë një arkivoli me eshtrat e babait të tij, i cili ishte viktimë e gjenocidit të Srebrenicës, në Potoçari, Bosnjë e Hercegovinë, më 10 korrik, para varrimit të eshtrave të 30 viktimave të identifikuara së fundmi të masakrës, gjenocidi i vetëm i njohur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
E veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, Maria Berdiyeva pozon për fotografi për të ndihmuar në mbledhjen e parave për trupat ukrainase në Kiev më 10 korrik.
Plehrat jashtë kontejnerëve më 10 korrik në Shkup, ku punonjësit publikë nuk i kishin zbrazur kontejnerët e plehrave në qytet nga 7 korriku në shenjë proteste për pagat e ulëta.
Një vajzë freskohet në një shatërvan në qendër të Budapestit.
Një grua duke thurur një rrjetë kamuflimi në kishën Shën Nikolla në Poltava, Ukrainë, ku anëtarët e kishës dhe vullnetarët janë mbledhur çdo ditë që nga pushtimi rus i shkurtit 2022 për të endur rrjetat për ushtrinë ukrainase.
Një burrë rendit pjeprat sipër një automjeti në një treg frutash me shumicë në Peshavar, Pakistan.
Një vajzë ecën përgjatë një traseje të braktisur hekurudhore në një zonë të varfër të Karaçit, Pakistan.
Ukrainasja Elina Svitolina duke festuar fitoren gjatë ndeshjes në rundin e katërt kundër Victoria Azarenkas të Bjellorusisë, në Wimbledon.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, mbajnë një flamur ukrainas nga vija e parë e luftës me Rusinë, në margjinat e samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius.
Veterani i ushtrisë polake, Slawomir Wysocki, vendos flamurin e vendit të tij në një vend përkujtimor në Kiev, për të nderuar një ndihmës polak të mjekëve që u vra në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Një protestë e organizuar në kujtim të artistit bjellorus, Ales Pushkin, para Ambasadës së Bjellorusisë në Vilnius.
Një vajzë duke u hedhur për t’u larë në lumin Dniepër në Kiev.
Gratë duke pritur të marrin ndihma humanitare në Çerkaski, Ukrainë.
Famullitarët ndjekin një liturgji nga Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, në Katedralen e Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit në Valaam, Rusi.
Kadetet femra ukrainase, të veshura me uniforma të reja ushtarake të krijuara posaçërisht për gratë, marrin pjesë në ngjarjen "Uniform Matters" të organizuar për të paraqitur dhe testuar veshjen në kushte stërvitore ushtarake në periferi të Kievit.
Shahyan, dy vjeç, luan me qenin e familjes së tij, Moti, në një zonë të varfër të Karaçit.
Një ushtar ukrainas i Brigadës së 10-të të Veçantë Sulmuese Malore qëllon me një granatëhedhës kundër-tank nga pozicioni i tij në një vijë fronti pranë qytetit Bahmut në rajonin Donjeckut, Ukrainë.
Një djalë hidhet në lumin Treska për t'u freskuar nga moti i nxehtë pranë Shkupit, Maqedoni e Veriut.
Njerëzit shikojnë ngritjen e një flamuri të madh bullgar gjatë përgatitjeve para përurimit të një shtize flamuri të gjatë 111 metra (364 këmbë) në livadhet Rozhen pranë qytetit të Smolyan. Shtiza e flamurit do të jetë më e larta në Bashkimin Evropian, sipas organizatorëve.
Një grua luan me qenin e saj në një plazh në Gjirin Finlandez teksa perëndon dielli në Shën Petersburg, Rusi.
Dy gra mbrojnë fytyrat e tyre nga dielli me tabela që lexojnë në rumanisht "Të gjithë e dinin -- por korrupsioni vret" dhe "Të gjithë e dinin -- por të gjithë janë e njëjta mafi" gjatë një proteste kundër koalicionit të partive në pushtet në përballë selisë së Qeverisë rumune në Bukuresht.
Një grup grash përqafojnë njëra-tjetrën ndërsa qajnë pranë Murit të Kujtesës, ku janë vendosur në shenjë nderimi mbrojtësit e rënë të Ukrainës, pranë Katedrales së Shën Michael në Kiev.
Një ushtar ukrainas i Brigadës së 24-të del nga një obus vetëlëvizës 2S1 Gvozdika në një vendndodhje të paidentifikuar në rajonin e Donjeckut, në Ukrainën lindore.
Një grup ushtarësh ukrainas duke u lutur gjatë një shërbese fetar të organizuar nga një kishë e krishterë lokale në Kiev.