Fotografitë e javës

Gra dhe fëmijë afganë në një rrugë pranë fshatit Shah Mari, në rrethin Argo të provincës Badakhshan.

Punëtoret gra duke marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Punës në Lahore të Pakistanit.

Protestuesit ndihmojnë një të plagosur gjatë një tubimi në Tbilisi, pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji. Protestuesit u mblodhën jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 1 maj, pasi një projektligj i diskutueshëm për "agjentët e huaj" kaloi në leximin e dytë. Projektligji shkaktoi javë të tëra protestash dhe paralajmërime nga Brukseli se ai mund ta rrezikojë të ardhmen evropiane të Gjeorgjisë.

Oficerët e policisë armene arrestojnë një protestuese në Jerevan, gjatë një proteste kundër transferimit të disa tokave në Azerbajxhan. Protestuesit shpresojnë t'i pengojnë planet e Armenisë për të rikthyer kontrollin e katër fshatrave të braktisura azerbajxhane, të pushtuara gjatë viteve 1990.

Gratë pjekin tulla balte në një furrë në periferi të Lahores në Pakistan.

Dega e një peme kumbulle e mbuluar me borë në luginën Keraman të Afganistanit.

Një mbështetës i partisë kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, mban një pishtar gjatë një tubimi në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe balotazhit presidencial.

Një ushtar ukrainas i thotë lamtumirë partneres së tij pas një pushimi të shkurtër nga detyra në Kramatorsk.

Opozita gjeorgjiane duke protestuar kundër një projektligji për "agjentët e huaj", jashtë parlamentit në Tbilisi.

Një grua shet lodra përpara një ndërtese me dritare të mbrojtura me thasë me rërë në Kiev.

Peshkopi Savvatiy i Bishkekut dhe Kirgizisë merr pjesë në meshën e së Dielës së Palmës në një kishë në Bishkek.

Besimtarët bullgarë ndezin qirinj gjatë një meshe për Pashkët ortodokse në Katedralen e Shën Aleksandar Nevskit në Sofje.

Një burrë i mbështjellë me një flamur të BE-së mban një protestuese të plagosur, pasi protestat kundër një ligji për agjentët e huaj në Gjeorgji u kthyen në konfrontime të dhunshme me policinë.

Një fëmijë në një luhatëse në formë zemre në një park jashtë Kievit.

Një institucion arsimor duke u djegur pas një sulmi rus me raketa në Odesa.