Java nëpërmjet fotografive

Një punëtor i kopshtit zoologjik në Karaçi të Pakistanit shihet duke e ushqyer elefanten Madhubala. Kafsha ka treguar shenja të stresit të madh pasi ka muaj që është e vetmuar për shkak të vdekjes së partnerit të saj Noor Jehan qysh në prill. Për shkak të shqetësimeve të ngritura për shëndetin e saj, kafsha do të dërgohet në një qendër tjetër prej shtatorit.

 

Pjesëmarrësit e festivalit INOTA shihen duke festuar në një termocentral të braktisur në Varpalota të Hungarisë.

Një tufë kuajsh shihen nëpër malet e Serbisë.

Më 1 shtator në Bishkek të Kirgizisë është shënuar Dija e Dijes.

Një djalosh nga Kirgizia mban një Flamur në sheshin Ala-Too për të shënuar Ditën e Pavarësisë. 31 gusht 2023.

Zjarrfikësit shihen duke tentuar ta shuajnë zjarrin në kryeqytetin ukrainas, Kiev, i shkaktuar nga një raketë ruse.

Super hëna e kaltër duke shndritur mbi Sheshin e Kuq të Moskës.

Zyrtarët policorë në Ukrainë shihen duke i pajisur fëmijët me jelekë, teksa i bëjnë gati për evakuim nga një fshat afër vijës së frontit.

Banorët lokalë presin të evakuohen nga fshati Stepnohirsk afër vijës së frontit në juglindje të Ukrainës.

Vajzat hinduse të Pakistanit festojnë në festivalin Raksha Bandhan që është mbajtur në një tempull në Karaçi.

Një shitës tullumbacesh shihet me biçikletë në rrugët e Kabulit.

Banorët e Kievit duke kaluar nëpër copat e ndërtesave që kanë rënë pas sulmeve të fuqishme me raketa ruse më 30 gusht në kryeqytetin ukrainas.
 

Të rinjtë afganë duke u stërvitur në një maje mali në Xhalalabad.

Ushtarët ukrainas duke e bartur arkivolin me trupin e pilotit ushtarak Andriy Pilshchykov, i cili është varrosur më 29 gusht.

Atletët duke garuar në kategorinë e vrapit 3.000-metërsh në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest.

Fëmijët afganë lexojnë librin e shenjtë Kuranin në një medrese në provincën Nangarhar.

Ushtarët duke kryer homazhe para trupit të komandantit Serhiy Ilnitkiy në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 28 gusht. Ai është vrarë gjatë luftimeve në Donjeck më 23 gusht.

Një djalosh afgan i ndihmon një poçari që t’i rendisë vazot prej argjilës brenda një furre të improvizuar në Xhalalabad.

Një burrë shihet duke prerë në ajër një shalqi në garën për prerje të tilla, që është zhvilluar në fshatin Novosvetlovski të rajonit rus Rostov.

Bujqit afganë shihen duke mbledhur fiq në Kandahar.

Një pamje prej lart shpërfaq shpërthimin dhe zjarrin në një stacion gazi në Crevedia afër Bukureshtit, më 27 gusht.

Këto janë disa prej fotografive më të veçanta të javës së 35-të të vitit nga rajonet ku është e pranishme Radio Evropa e Lirë.