Java nëpërmjet fotografive
Një bari afgan duke iu prirë bagëtive të tij në një rrugë në distriktin e Fajzabadit, në provincën e Badakshanit.
Një grua duke e mbajtur qenin e saj, pranë një ndërtese banimi, që u godit nga një raketë ruse në Lviv, Ukrainë. Të paktën 10 persona u vranë.
Monumenti Mëmëdheu Ukrainas, i ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në Kiev, më 4 korrik.
Një estetiste afgane duke i bërë grimin një klienteje, në një sallon bukurie, në Mazare Sharif, më 5 korrik. Autoritetet talibane të Afganistanit kanë urdhëruar sallonet e bukurisë në mbarë vendin që të mbyllen brenda një muaji, masa e fundit që kufizon gratë në jetën publike.
Banorët duke reaguar në vendin ku ndodhi një sulm me raketë, në vendbanimin Pervomajski, në rajonin e Harkivit, në lindje të Ukrainës, më 4 korrik. Të paktën 31 persona janë plagosur, përfshirë nëntë fëmijë, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencës në Ukrainë.
Një grua duke ecur pranë një pllakati promovues për forcat e armatosura të Bjellorusisë, në Minsk.
Kalorësit mbi kuajt e tyre, teksa garonin në Skardu, në rajonin verilindor Gilgit-Baltistan, në Pakistan.
Lejlekët duke fluturuar mbi një fushë që digjej, afër qytezës Snihurivka, në rajonin ukrainas të Mikollajivit, mes pushtimit rus të Ukrainës.
Një ekran gjigant në Pekin duke transmetuar lajmin për pjesëmarrjen e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, përmes videolidhjes, në një mbledhje të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim.
Një superhënë ngrihet prapa një monumenti të kohës sovjetike për mbrojtësit e Leningradit, tani Shën Petersburg, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Artistë italianë duke marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Rrugor në Bukuresht, Rumani.
Një fotografi e një ushtari ukrainas qëndron mbi flamujt ukrainas me emrat e njerëzve të vrarë nga sulmet ruse, në një vend përkujtimor në Kiev.
Aktivistët e Forumit të Myslimanëve të Bashkuar në Pakistan duke djegur një fotografi të flamurit suedez, gjatë një demonstrate në Karaçi, Pakistan.
Njerëzit duke vizituar një memorial për viktimat e ekzekutimeve dhe të sulmeve ndaj civilëve, nga trupat ruse, në Buça, rajoni i Kievit, Ukrainë.
Kukulla të varura në një pemë, para një ndërtese të dëmtuar banimi, në Shebekino, rajoni i Belgorodit, Rusi.
Një poçar afgan duke bërë enë prej balte në një punëtori në distriktin e Istalifit, në veriperëndim të provincës së Kabulit.
Një grua duke qëndruar pranë një ndërtese të dëmtuar banimi, në Shebekino, rajoni i Belgorodit, Rusi.
Duke mbajtur një fotografi të shkrimtares ukrainase, Viktoria Amelina, Sofiya Chelyak shihet duke përqafuar një grua gjatë një shërbimi përkujtimor për Amelinën, në Kiev. Shkrimtarja, fituese e disa çmimeve, u vra javën e kaluar, nga një sulm rus me raketë ndaj një restoranti të frekuentuar nga gazetarët dhe aktivistët humanitarë, në Ukrainën lindore.