Fotografitë e javës
Një djalosh i veshur me “vishivanka” - një bluzë tradicionale ukrainase - shihet duke mbajtur dy pëllumba, teksa nëna e tij i bën fotografi në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 18 maj.
Një grua duke u fotografuar përpara portretit të presidentit rus, Vladimir Putin, përgjatë një panairi libri në Sheshin Dvortsovaja në Shën Petesburg.
Një pjesëtar i ekipit të shpëtimit qëndron afër trupit të një banori lokal, i cili është vrarë me raketë ruse në Tsirkuni të Ukrainës, më 18 maj.
Njerëzit duke ecur përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, i cili është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, më 17 maj.
Një ushtar ukrainas i brigadës së 57-të, duke tymosur në pozicionin e tij, afër qytezës Çasiv Jar, në rajonin Donjeck të Ukrainës.
Një banor lokal duke përgatitur lëng shalqiri, në një ditë me mot të nxehtë, në Karaçi të Pakistanit.
Pjesëtarët e Ansamblit Koreografik Berezka, shihen duke performuar gjatë një koncerti, për të shënuar 75-vjetorin e formimit, në sallën e koncerteve Tchaikovsky në Moskë.
Një pjesëtar i marinës ukrainase, vëzhgon një dron të modelit FPV, përgjatë një trajnimi në rajonin Dnjipropetrovsk.
Një djalosh shikon në dritare, teksa në Kabul po realizohet fushata për vaksinim kundër polios.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq inspekton dorëzimin e armëve, në kuadër të thirrjes për dorëzim të tyre, në Smederevë, Serbi.
Në këtë pamje të realizuar me dron shihet një fole lejleku përpara një ndërtesë që më parë është dëmtuar nga bombardimet ruse, në rajonin ukrainas të Harkivit.
Fëmijët kirgizë shihen duke recituar në Sheshin Viktoria në Bishkek.
Një grua shihet duke shitur produkte në rrugë, bashkë me fëmijët e saj në Peshavar, Pakistan.
Protestuesit shihen duke mbajtur flamuj palestinezë, gjatë një demonstrate pro-palestineze në Universitetin Plaza në Bukuresht.
Civilët duke përshëndetur ushtarët ukrainas në rajonin ukrainas të Donjeckut.
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan dhe gruaja e tij, Bushra Bibi, shihen të mbuluar me mbulesë të bardhë, teksa hyjnë në Gjykatën Supreme, në Lahore të Pakistanit.
Gratë duke e vizituar Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran, në xhaminë Imam Khomeini, në Teheran.
Punëtorët shihen në një punishte në provincën Balkh të Afganistanit.
Nxënëset afgane shihen duke mësuar në ambient të hapur në provincën Nangarhar.
Një vajzë afgane shihet duke mbledhur grurë në një fushë në provincën Nangarhar.
Shumë njerëz shihen duke marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ushtarit ukrainas, Volodymyr Netsor në qytetin e Lvivit. Ai është vrarë në luftimet kundër forcave ruse.
Një kadete e akademisë ushtarake rumune shihet duke e mbajtur në dorë një qiri, në një ceremoni të mbajtur në Bukuresht.
Koreografi japonez, Hiroaki Umeda shihet duke performuar veprën e tij Grimca e qëllimshme, në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Kontemporan, të mbajtur në Vezprem të Hungarisë.
Një raketë duke shpërthyer mbi qiellin e Kievit, në kuadër të sulmeve raketore ruse.
Një ushtar i armatosur shihet në ceremoninë e varrimit të 60 ushtarëve rusë dhe tre civilëve në një varrezë në Luhansk, rajon ukrainas i kontrolluar nga forcat ruse.
Disa burra duke mbajtur flamuj, dhe duke bërtitur, në një marsh mbështetës për ushtrinë e Pakistanit në Karaçi.
Disa fëmijë duke luajtur rreth një fontane afër Murit të Kremlinit në Moskë.
Disa njerëz duke e vizituar Sheshin Registan në Samarkand të Uzbekistanit.