Fotografitë e javës

Pamje nga një ekspozitë e tulipanëve në provincën Alborz të Iranit.

Një këmbësor kalon pranë një rakete ruse përpara Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake në Kiev.

Shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet në provincën Parvan të Afganistanit.

Urimet pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në Peshauar të Pakistanit.

Vizitorët nderojnë të dashurit e tyre në varrezat e Shën Llazarit në Kishinjev të Moldavisë.

Peshkimi në Lumin Dnieper që rrjedh nëpër Kiev.

Burrat duke pushuar nga moti i nxehtë në dyshemenë e një xhamie në Karaçi të Pakistanit.

Avioni luftarak rus Su-35S dhe bombarduesi strategjik Tu-95ms gjatë disa stërvitjeve në Moskë.

Automjete duke u djegur pas sulmeve në rajonin Donbas të Ukrainës. Forcat qeveritare atje luftojnë ushtrinë ruse dhe separatistët pro-rusë.

Një grua qëndron mes rrënojave të shtëpisë së saj të shkatërruar në Çernihiv të Ukrainës.

Një grua në Borodjanka të Ukrainës duke luajtur me vajzën e saj përpara një ndërtese të shkatërruar nga granatimet ruse.

Një ushtar ukrainas patrullon pranë barrikadave në qendër të Kievit.

Një murgeshë katolike në Shkup lutet për paqe në Ukrainë.

Një tullumbace e madhe heliumi pranë Sheshit të Heronjve në Budapest.

Luftëtarët talibanë duke ruajtur një xhami në Kabul.