Fotografitë e javës
Silueta e një bariu iranian duke u kujdesur për delet e tij në një kodër jashtë Teheranit.
Yevhen Honcharko nga Ukraina (lart) duke garuar kundër Lennart Slambergerit nga Gjermania në Kampionatin Evropian të Xhudos në Sofje.
Njerëzit shijojnë çeljen e luleve në një fushë në Leninskoje të Kirgizisë.
Njerëzit ecin pranë një paraqitjeje artistike të presidentit rus, Vladimir Putin, të bërë nga Kriss Salmanis, nga Letonia. Fotografia është bërë jashtë Ambasadës ruse në Bukuresht.
Një vajzë qan gjatë një proteste në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku është bërë thirrje për një korridor humanitar për civilët e bllokuar në qytetin jugor të Mariupolit.
Një grua në Pejë të Kosovës shpaketon mjetet për një sesion trajnimi për asgjësimin e minave, për një grup punonjësesh nga Ukraina.
Një burrë pakistanez nga Peshauari provon rrobat përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Një monument i epokës sovjetike për miqësinë midis Ukrainës dhe Rusisë është shkatërruar në qendër të Kievit.
Ushtarët rusë në Shën Petersburg bëjnë provat për një paradë ushtarake për Ditën e Fitores, e cila shënohet më 9 maj.
Policia inspekton vendin e një shpërthimi vdekjeprurës pranë Institutit Kinez, në Karaçi të Pakistanit.
Njerëzit fotografohen përpara mbeturinave të makinerive ushtarake ruse, që janë shkatërruar në rajonin e Kievit.
Tymi nga një objekt i djegur për magazinimin e naftës në rajonin rus, Briansk, jo larg kufirit me Ukrainën.
Nxënës shkolle bisedojnë me njëri-tjetrin në Kabul.
Besimtarët ukrainas marrin pjesë në një shërbim për Pashkët Ortodokse në një kishë në rajonin Zaporizhja të Ukrainës.