Fotografitë e javës

Një grua duke kaluar pranë një murali ku është pikturuar portreti i një fëmije, në Teheran.

Një shitës i rrjetave kundër mushkonjave në një anë të rrugës gjatë Ditës Botërore të Malaries në Peshavar, Pakistan, më 25 prill.

Një burrë duke kaluar me biçikletë pranë varreve të ushtarëve ukrainas të vrarë gjatë luftës me Rusinë, në varrezat e Lisove në Kiev.

Artistët yakut prezantojnë një shfaqje të bazuar në epikën kombëtare "Yakut Olonkho" në skenën e Teatrit Akademik të Operas dhe Baletit të Kirgistanit në Bishkek, gjatë një turneu nga Teatri Shtetëror i Operas dhe Baletit të Republikës Ruse të Sakhas (Jakutia) më 24 prill.

Armenët gjatë një marshimi vjetor me pishtarë në prag të Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Jerevan më 23 prill, për të shënuar 109-vjetorin e vrasjeve masive të armenëve të epokës së Luftës së Parë Botërore nën Perandorinë Osmane më 1915.

Një burrë afgan duke shitur bukë në një rrugë në Kandahar.

Një ushtar ukrainas përqafon të dashurën në stacionin e trenit në Kramatorsk në Ukrainë.

Një portret i themeluesit sovjetik, Vladimir Lenin, shihet teksa komunistët rusë marrin pjesë në një ceremoni për vendosjen e luleve në mauzoleumin e tij në 154-vjetorin e lindjes së Leninit, në Moskë më 22 prill.

Një burrë kalon përgjatë sheshit kryesor në Mitrovicë të Veriut, në Kosovë. Katër qytete në rajonin e banuar me shumicë serbe mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme lokale më 21 prill për të vendosur nëse do t'i largonin kryetarët e tyre shqiptarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja ishte shumë më pak se 50 për qind e kërkuar për të vërtetuar rezultatet dhe për këtë arsye zgjedhjet dështuan.

Protestuesit me flamuj gjeorgjianë dhe evropianë u mblodhën jashtë Parlamentit gjatë një demonstrate kundër një projektligji mbi "agjentët e huaj" në Tbilisi.
 

Një mbështetës i partisë së Pakistanit Tehrik-e Insaf (PTI) mban një maskë që i ngjan ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan gjatë një proteste në Karaçi ku u kërkua lirimi i tij.

Një ushtar ukrainas përshëndetet me të dashurën para largimit në stacionin e trenit në Kramatorsk.

Anëtarët e komunitetit hebre rumun marrin pjesë në shërbimin fetar që nis festën e Pashkës në tempullin e Koraleve në Bukuresht.

Dy burra me uniforma ruse kozake pozojnë pasi vizituan mauzoleumin e themeluesit sovjetik Vladimir Lenin, në 154-vjetorin e lindjes së tij, në Sheshin e Kuq në Moskë.

Autoritetet talibane djegin drogën e konfiskuar, Kabul.

Një grua me aftësi të kufizuara mbështetet në muret e jashtme të shtëpisë së saj të dëmtuar pas granatimeve në Harkiv, Ukrainë.

Një ushtar ukrainas kalon pranë një posteri që bën thirrje për rekrutim në Kiev.
 

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, duke vizituar Muzeun Kombëtar të Qilimave në Ashgabat, Turkmenistan.

Një burrë bën një fotografi të një familjeje me një telefon celular në majën e një kodre në periferi të Gardezit, provinca Paktia, Afganistan.

Razvan-Denis Marc i Rumanisë konkurron në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike, në Rimini, Itali.
 

Oficerë nga forcat e huaja të armatosura, përfaqësues të shtetit vendas dhe pjesëmarrës të tjerë shihen gjatë një shërbimi përkujtimor në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Beograd.

Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së duke festuar fitoren e kandidates së tyre në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Silanovska-Davkova, në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Protestat në Gjeorgji, Kampionati Evropian i Gjimnastikës Artistike në Itali dhe momente nga lufta në Ukrainë janë tri nga ngjarjet kryesore të javës që lamë pas, prej nga Readio Evropa e Lirë sjell fotogalerinë e javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)