Fotografitë e javës
Marsh në Prishtinë kundër dhunës me bazë gjinore. Brenda pak ditësh – më 12 dhe më 16 prill – në Kosovë u vranë dy gra. Për njërin rast është arrestuar ish-bashkëshorti i viktimës, për tjetrin bashkëshorti.
Gratë ulen në një stacion autobusi gjatë një proteste në Prishtinë më 15 prill duke kërkuar një politikë më të ashpër kundër autorëve të dhunës me bazë gjinore, pas vrasjes së një gruaje 21-vjeçare.
Ushtarët iranianë marshojnë para presidentit Ebrahim Raisi, gjatë një parade ushtarake si pjesë e një ceremonie që shënon Ditën e Ushtrisë Kombëtare të vendit në Teheran, më 17 prill.
Denis Yefremov, një inxhinier i teknologjisë hapësinore, gjatë hedhjes me parashutë nga stratosfera e Tokës në një zonë pranë stacionit polar rus Barneo, afër Polit të Veriut, më 12 prill.
Anëtarët e rinj marrin pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës në Prishtinë më 18 prill.
Një punëtor pastron mbeturinat rreth një skulpture të themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Lenin, në muzeun lokal të historisë të shkatërruar në Mariupol, Ukrainë.
Njerëzit mundohen t'i shpëtojnë gjërat e tyre më 15 prill në distriktin Momand-Dara të provincës Nangarhar të Afganistanit pas ditëve të shiut të dendur dhe përmbytjeve që lanë dhjetëra të vdekur në të gjithë vendin.
Policia arreston një protestues gjatë një demonstrate jashtë ndërtesës së Parlamentit gjeorgjian, në Tbilisi, kundër një projektligji të diskutueshëm për "agjentët e huaj" më 16 prill.
Një burrë shikon nga brenda automjetit të tij gjatë shiut të dendur në Peshavar, Pakistan, më 15 prill, në një rajon ku të paktën 29 njerëz humbën jetën nga shiu i rrëmbyeshëm dhe rrufetë.
Një burrë lundron me një gomone rreth fshatit Bolshaya Malyshka në provincën e Kazakistanit të Veriut, i cili për javë të tëra është përballur me përmbytje.
Gjeorgjianët duke protestuar në Tbilisi kundër një projektligji të diskutueshëm për "agjentët e huaj" në parlament më 15 prill.
Udhëheqësi i grupit të partisë qeverisëse, Ëndrra Gjeorgjiane, Mamuka Mdinaradze (majtas), goditet me grusht në fytyrë nga deputeti i opozitës Aleksandr Elisashvili teksa ishte duke folur në Parlament në Tbilisi më 15 prill, mes debatit mbi projektligjin e diskutueshëm të "agjentëve të huaj".
Demonstruesit valëvitin flamujt iranianë dhe palestinezë, pasi u mblodhën para Ambasadës Britanike në Teheran në mbështetje të një sulmi iranian me dronë dhe raketa ndaj Izraelit.
Drejtuesit e automjeteve për terrene të vështira përpiqen të kalojnë një gropë balte gjatë një festivali pranveror në fshatin Ozernoye, rreth 35 kilometra nga Bishkek, më 14 prill.
Një grua iraniane kalon pranë një pankarte anti-izraelite me një fotografi të raketave iraniane në një rrugë në Teheran.