Fotografitë e javës

Protestë jashtë Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Nju Jork, për të shënuar ditën e 1000-të të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Ushtarë ukrainas duke kaluar pranë një shtëpie të shkatërruar nga granatimet në rajonin e Donjeckut.

Nxënësit pakistanezë bartin maska derisa ​​kalojnë nëpër një hekurudhë mes smogut të dendur në Lahore.

Njerëzit shikojnë një instalacion - një balenë në plazh derisa po mbahej konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP29 në Baku.

Pelegrinët sikh në vendin e shenjtë Gurdwara Darbar Sahib në provincën Punxhab të Pakistanit.

Një burrë ukrainas bën dritë me një elektrik dore derisa po ecën me të birin në një rrugë të errët gjatë ndërprerjes së energjisë në Kiev.

Kadetët ushtarakë ukrainas ndezin qirinj gjatë një ceremonie përkujtimore në ditën e 1000-të të sulmit të plotë të Rusisë ndaj vendit të tyre më 19 nëntor, pranë Monumentit të Atdheut në Kiev.

Një punëtor pastron një rrugë pranë veturave të mbuluara me borë mes reshjeve të para të borës në Kiev.

Policia gjeorgjiane duke arrestuar një demonstrues gjatë një proteste kundër rezultateve të publikuara të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar në Tbilisi më 19 nëntor.

Një automjet i Agjencisë së Ujit dhe Higjienës Publike  (WASA) spërkat me ujë për të luftuar kundër smogut dhe ndotjes së ajrit në Lahore, Pakistan.

Artisti kinez, Kong Ning, i veshur me një instalacion artistik të krijuar enkas, demonstron në hyrje të ndërtesës ku mbahej konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP29 në Baku.

Një ushtar ukrainas duke qëlluar me një obus vetëlëvizës 2s5 Hyacinth-s drejt pozicioneve ruse në rajonin lindor të Donjeckut.

Një grua duek qarë në oborrin e një ndërtese të dëmtuar nga sulmet me raketa në një vend të pazbuluar në rajonin e Odesës.

Oficerët e policisë serbe qëndrojnë roje në Urën e Vjetër Sava në Beograd gjatë një proteste kundër planeve për prishjen e strukturës.

Aktivistët shtrihen pranë kartëmonedhave false të hedhura teksa po protestonin para ndërtesës ku po mbahej konferenca COP29 e OKB-së për ndryshimet klimatike në Baku.

Një gazetare duke raportuar ndërsa aktivistët e rrethojnë gjatë një proteste kundër planit t autoriteteve për të filluar prishjen dhe heqjen e Urës së Vjetër Sava në Beograd.